
Rebelja e bukur – Kujtim Oshafi
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Rebelja e bukur titullohet vepra e plotë poetike e autorit Kujtim Oshafi që iu vjen lexuesve. Ky vëllim është i organizuar në pesë cikle: “Meditimi”, “Dashuria”, “Malli”, “Zhgënjimi” dhe “Vendlindja”. Cikli “Meditimi” është cikli me shtrirjen më të gjerë në veprën në fjalë. Figura e femrës është ajo figurë rreth të së cilës shtjellohen përsiatje të ndjeshme poetike, e shndërruar në një kult. Kryeson tematika e mungesës, çka do të sjellë një dëshpërim të thellë shpirtëror, por edhe një përpjekje për t’iu qasur asaj, në kohë e në hapësirë. Ndonëse një femër rebele, refuzuese në kulm, mashkulli nuk e urren atë, por e çmon pamasë, duke e kultizuar në një femër – engjëll, shenjtore, e ëmbël, sa edhe prurëse e mrekullive. Ajo adhurohet edhe në aspektin fizik të saj, me tiparet e saj, të ndërlidhura me ligjërimin popullor, ligjërim që përvijon edhe stilin shkrimor autorial. Femra bëhet e gjithëpranishme në mendjen e në ndjenjat e përftuara në raport me të. Nuk mohohet as fakti që ky raport arrin edhe kufijtë e marrëzisë, të siluetave të krijuara në vetminë e natës, vetmi e cila përcjell tone mjaft romantike situative. Duhet theksuar që mungesa e feemrës bën që ky cikël të tematizojë edhe dedikimin, përbashkimin delikat të endjes së vargjeve lirike. Pa dedikim, nuk mund të kemi meditim. Cikli “Dashuria”, ndonëse sintetik në krahasim me ciklin “Meditimi”, është një cikël poetik me këndvështrime mjaft përafruese. Femra, në këtë rast, shfaqet rebele në natyrën e saj. Lexuesi mund të pyesë se çfarë nënkuptohet me këtë aspekt. Dashuria ndërlidhet dukshëm me ndërveprimin fizik, pra, me konceptimin e erotikës. Rebelimi ka të bëjë me karakterin nazik / tekanjoz të femrës, duke u bërë gjithnjë e më tërheqëse në sytë e një mashkulli. Qoftë edhe një vështrim i përvjedhur tinëz përcjell dashurinë. Nga ana tjetër, dedikimet metaforike, si p.sh. engjëll, dritë, flutur, janë tejet të fuqishme; por edhe ndjesitë mashkullore janë të tilla, të tendosura në strukturë vargu, si në rastin e pranëvënies metaforike të ujëvarave të trazuara, të fushave ku enden fluturat, të detrave ku lundrojnë dallgët e zemrës. Këto metaforizime e ndërfusin lexuesin në botën figurative popullore të përshkrimit të dashurisë, në një formë konverguese. Dashuria tematizohet jo vetëm në trajtën e mungesës, por edhe të pranisë, çka përsjat mbi psikologjinë e lidhjes së një çifti. Cikli “Malli”, sikurse edhe nga titulli, kryesohet nga tematika e mallit. Ky koncept mëton të lidhë të shkuarën me të tashmen, pra, me rendjen pas të së shkuarës, me një nostalgji të vënë në pah, si realizimin “metafizik – simbolik” të pranisë. Në këtë cikël, e shkuara përcillet artistikisht, në një spektër më të gjerë, jo vetëm të dashurisë së shuar. Bëhet fjalë për realitetin politik të personazhit, i cili e ka detyruar të marrë rrugën e hidhur e të pakthyeshme të emigracionit. Malli për t’u rikthyer në të, i mban të gjalla kujtimet. Figura e nënës, koha e fëmijërisë, apo kasollja e braktisur prej druri e mbushin me dhimbje atë, por synon që të risjellë freskinë dhe pafajësinë që mbartin ato kujtime. Ky personazh ndërfut edhe pyetje retorike, për ta pasur sa më pranë lexuesin, në mënyrë që të krijojë imazhin e një bashkëbiseduesi, i cili ia percepton dhe kupton hallet e brengat që e mundojnë vazhdimisht. Lexuesi merr pozitën e një lexuesi emocional, sa edhe interaktiv me botën e tij ekzistenciale. Në këtë cikël, malli sintetizohet me potencialitet, me aspektin e dedikimit, përmes detajeve të hapësirës, në funksion të vënies në pah të kohës së shkuar, e cila jo vetëm që nuk anashkalohet, por bëhet pjesë funksionale e ciklit “Malli”. Cikli “Zhgënjimi” është një cikël i cili kryesisht tematizon motivin e ndarjes së një çifti, sidomos i fokusuar te largimi psiko-fizik i femrës, largim i cili shenjon kulminacionin e karakterit të saj rebel. Prandaj, partneri mashkull, i paraqitur artistikisht si zëri lirik i poezive të këtij cikli, mëton të gjejë arsyet e vendimit të saj, për t’u ndarë përfundimisht. Vargjet janë kryesisht të përshkuar nga stili melankolik, si rrugëtim poetik i trazirave të brendshme ekzistenciale. Melankolia plekset me motivin e zhgënjimit, duke i dhënë përparësi të shkuarës, periudha e kaluar mes çiftit, kështu që partneri nuk e eklipson, nuk e depoetizon figurën e femrës, por përkundrazi, rend ta rikujtojë atë, në çdo detaj të mundshëm, sidomos te letrat e cila ajo ia ka lënë të shkruara në shenjë lamtumire. Por për të, ngjan mos të kapërcejë të shkuarën, të mbetet rob i saj, pre e zhgënjimeve të thella. Asgjë nuk mundet ta ndalë atë, ndonëse i burgosur në kthetrat e kohës e të hapësirës. Cikli “Vendlindja” është një cikël në të cilin mund të themi se shprehet botëkuptimi revoltues i autorit, duke iu dhënë kështu poezive, një karakter autobiografik. Lexuesi mund të pyesë në lidhje me arsyet e kësaj përzgjedhjeje. Kjo ka të bëjë me temën e emigracionit, si largim nga vendlindja, për shkak të varfërisë ekstreme, të motivuar nga pakënaqësitë politike dhe…
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
850 lekë
Lowest
850 lekë
22 Oct 2026
Average
850 lekë
Highest
850 lekë
22 Oct 2026
Rebelja e bukur – Kujtim Oshafi