
Rrefimet e nje romancieri te ri – Umberto Eco
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Si duhet ta trajtojë një shkrimtar i ri romanin e tij të parë? Çfarë trukesh dinake duhet të përdorë për të joshur lexuesit? Dhe cili duhet të jetë truku i tij magjik – nëse ka talent – për të bindur botën se krijimet e tij artistike janë copëza realiteti? Këto janë, ndër të tjera, pyetjet të cilave Umberto Eco përpiqet t’u përgjigjet këtu, duke bashkuar kujtimet dhe përvojën e vet. Rrëfime? Këshilla praktike? Një listë me gjëra që duhen bërë (dhe veçanërisht që nuk duhen bërë) kur sapo i keni hyrë kësaj rruge. Ky libër i ka të gjitha këto gjëra. Dhe, meqenëse njeriu që e shkroi ishte autori i Emrit të trëndafilit dhe Lavjerrësit të Fukoit, mund t’i besojmë… Umberto Eco e botoi romanin e tij të parë, Emri i trëndafilit, në vitin 1980, kur ishte gati pesëdhjetë vjeç. Në këto “rrëfime”, autori, tani në fund të të shtatëdhjetave, hedh një vështrim prapa në karrierën e tij të gjatë prej teoricieni e punën e “tanishme” si romancier. Herë me tone të lehta, herë me seriozitet, por gjithmonë në mënyrë brilante, Eco shqyrton çështje të rëndësishme, si kufiri midis trillimit artistik dhe eseistikës. Eseistika e mirë, sipas tij, në zanafillë konceptohet si një roman i verdhë dhe një romancier i zoti ndërton botë të detajuara përmes vëzhgimit dhe kërkimit. Eco kujton se si i projekton botët e tij narrative. Nisur nga imazhe specifike, nga zgjedhja e periudhës, vendndodhja dhe personazhi, ai ka shkruar histori që do t’u pëlqenin si lexuesve të sofistikuar, ashtu edhe lexuesve më pak të familjarizuar me librin. Përzierja e reales me trillimin është vendimtare, sidomos te “banorët” e botëve të tilla të shpikura. “Përse ngashërehemi e derdhim lot kur një personazh është në gjendje të vështirë? Në çfarë kuptimi ‘ekzistojnë’ Ana Karenina, Gregor Samsa dhe Leopold Blumi?” pyet Eco. REVIEWS “Një vëllim tërheqës, brilant dhe i guximshëm, në të cilin Eco ofron përgjigje të mprehta, ironike dhe plot erudicion për pyetjet që ai vetë ngre, duke e shndërruar një anekdotë në mësim jete.” The Guardian “Një festë për mendjen, një kënaqësi për shqisat dhe një përvojë e paharrueshme.” Los Angeles Times
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
850 lekë
Lowest
850 lekë
22 Oct 2026
Average
850 lekë
Highest
850 lekë
22 Oct 2026
Rrefimet e nje romancieri te ri – Umberto Eco