
Rrethi i princeshes Sulltana
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi pranë saj. Përtej bukurisë dhe sharmit, unë prisja që ajo do të ishte si çdo princeshë që kisha ndeshur, por u surprizova dhe u kënaqa kur mësova se Sulltana ishte një grua me mendje të hapur, e uritur për të sjellë ndryshim në jetët e grave të Arabisë Saudite. Pavarësisht se ishte rritur mes privilegjeve të familjes tejet të pasur që sundonte Arabinë Saudite, nuk e fshihte aspak rebelimin ndaj traditave dhe zakoneve të vendit të saj, kur vinte puna te çështjet e grave… Ndonëse gjykimi dhe sjellja e saj, shpesh pasionante, ishte burim i situatave të papritura emocionale, te Sulltana sheh vetëmohimin, kujdesin dhe ndjeshmërinë ndaj grave të reja. Kur ajo zbulon që është kryer padrejtësi ndaj një gruaje, hidhet në veprim pa marrë në konsideratë rrezikun që i kanoset. Në librin “Princesha”, bota u njoh fillimisht me jetën e Sulltanës si vajza e padëshiruar e një burri mizor, në një realitet shoqëror që e vlerëson fare pak femrën. Motra më e dashur e Sulltanës, Sara, u martua kundër dëshirës së saj, me një burrë shumë më të madh në moshë, të cilin nuk e njihte dhe nuk arriti ta dashuronte. Që prej momentit të martesës, Sara u bë objekt i dhunës së tmerrshme seksuale nga i shoqi. Vetëm pasi tentoi të vetëvritej, i ati e lejoi të kërkonte divorcin dhe të kthehej në shtëpi. Në librin “Vajzat e Princeshës Sulltana”, princesha dhe unë i treguam botës që familja e saj e kishte marrë vesh që ajo ishte princesha pas së cilës qëndronin historitë e librit… Por sekreti i identitetit të saj u ruajt për aq kohë sa pjesa tjetër e familjes së madhe mbretërore nuk shqetësohej… Pavarësisht betejës së vazhdueshme të Sulltanës kundër status quosë dhe martesës së saj disi më të hapur, të bijat nuk i shpëtuan dot presionit dhe paragjykimeve kundër grave. Në këtë libër të tretë, Sulltana më ka kërkuar të jem zëri i saj edhe njëherë. Bashkë me përpjekjet për të sfiduar trajtimin e grave në këtë vend, duke i bërë të ditur botës abuzimin e vazhdueshëm të tyre… edhe pse… Sulltana nuk është një grua perfekte dhe se gabimet e saj janë njerëzore, askush nuk mund të vërë në dyshim sinqeritetin e saj në drejtim të luftës për të drejtat e grave. Si shkrimtare dhe si mikesha e saj, unë jam krenare të tregoj historinë e kësaj princeshe të jashtëzakonshme.
Details:
Price history
The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Rrethi i princeshes Sulltana