Rreziqet e tymosjes në shtrat

Rreziqet e tymosjes në shtrat

In stockUpdated yesterday

1,000 lekë

This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufri.com

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Mariana Enriquez është lavdëruar dhe analizuar për tregimet e saj jokonvencionale e socio-politike që lidhen me makabren. Mbushur me adoleshentë të pabindur, shtriga të shtrembëta, fantazma të pastreha dhe gra të uritura, ato kapërcejnë kufirin aspak të lehtë ndërmjet realizmit urban dhe horrorit. Tregimet në këtë përmbledhje janë po aq tmerruese sa ç’janë edhe sociale, duke i mëshuar të pashprehurës – fetishet, sëmundjet, trupi i gruas, ana e errët e historisë njerëzore – me një urgjencë mbërthyese. Një grua është e fiksuar seksualisht me zemrën e njeriut; një bebe e humbur dhe që po kalbet, zvarritet prej oborrit për te dhoma e gjumit; dy vajza adoleshente nuk e lëshojnë dot idhullin e tyre; një lagje e tërë mallkohet me vdekje kur nuk arrin t’i përgjigjet siç duhet një dileme morale. Shkruar në Argjentinën bashkëkohore, me një dashamirësi të madhe për ata që jetojnë në dhimbje, në frikë dhe në harresë, Rreziqet e tymosjes në shtrat është libri më i sofistikuar i Mariana Enriquez-it, dhe më rrëqethësi. “Bota e bukur dhe e tmerrshme e Mariana Enriquez-it, siç shfaqet në librin “Rreziqet e tymosjes në shtrat”, me adoleshentët e trazuar, fantazmat, demonët e kalbur, të pastrehët e trishtuar e të tërbuar të Argjentinës moderne, është zbulimi më entuziazmues që kam bërë prej kohësh në letërsi”. —Kazuo Ishiguro, The Guardian “Një përmbledhje e veçantë rrëfimesh gotike argjentinase, të cilat janë finoke dhe lënduese . . . të përfshijnë në mënyrë tinëzare, si rërë thithëse”. —Kirkus Reviews “Imagjinata e gjerë e Enriquez-it dhe oreksi i saj i jashtëzakonshëm për skenarë ngjethës, shpeshherë mbërrin në lartësi sublime. Lexuesit aventurierë do të shpërblehen në këto udhëtime drejt makabres”. —Publishers Weekly “Letërsia e Mariana Enriquez-it përndiqet nga fantazmat e historisë amerikano-latine të fundshekullit të njëzetë . . . Megjithatë, ngaqë trillimi është kaq i gjallë, përvoja e të qenit brenda botës së saj është e kënaqshme”. —Francine Prose, New York Review of Books “Tregime shpirtrash dhe zhdukjesh të cilat trajtojnë misterin e humbjes, përmes rrëfimeve që janë po aq mbërthyese, sa ç’janë edhe rrëqethëse”. —Chicago Review of Books “ Rreziqet e tymosjes në shtrat e prezanton Enriquez-in si një zë të rëndësishëm letrar. Trillimi i jashtëzakonshëm – dhe jashtëzakonisht ogurzi – i Enriquez-it, është si një lloj reflektimi për kohët e paqarta që jetojmë, ku kufijtë ndërmjet përditshmërisë dhe të pashpjegueshmes, mjegullohen dhe puqen”. —O: The Oprah Magazine

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

21 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

21 Oct 2026

Rreziqet e tymosjes në shtrat