
Sansui SC-1110 – Stereo Cassette Deck Hi-Fi 1978 | Made in Japan
In stockUpdated on 30 Oct 2026
This product is sold by Back in Time on its own website (backintime.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Audio & Hi-Fi
- Availability
- In stock
- Updated
- 30 Oct 2026
Description
Sansui SC-1110 – Stereo Cassette Deck Hi-Fi Made in Japan , prodhuar në 1978 , në kulmin e epokës së artë të audios japoneze. Një pajisje serioze Hi-Fi, me konstruksion solid, mekanizëm të mirëpunuar dhe dizajn karakteristik të viteve ’70, me panel të zi, detaje metalike dhe dy VU meters analogë për kanalet Left dhe Right. Sansui Electric , e themeluar në Tokio në vitin 1947, u bë një nga emrat më të respektuar të industrisë japoneze Hi-Fi, veçanërisht për amplifikatorët, receiver-at dhe komponentët stereo . Pajisjet Sansui të viteve ’70 njihen për cilësinë e lartë të ndërtimit, elektronikën e mirëprojektuar dhe fokusin tek riprodhimi cilësor i audios . SC-1110 vjen pikërisht nga kjo periudhë dhe është një shembull shumë i bukur i standardit të prodhimit japonez të kohës. SC-1110 është ndërtuar si një cassette deck i dedikuar Hi-Fi , për t’u lidhur me amplifikator dhe sistem stereo. Lexon kaseta Normal, Chrome (CrO₂) dhe FeCr , ndërsa sistemi Dolby NR redukton zhurmën e sfondit të kasetës dhe mundëson një riprodhim më të pastër. Dy VU meters të veçantë monitorojnë kanalet stereo Left/Right, ndërsa kontrollet e regjistrimit dhe lidhjet Line, DIN dhe Microphone e bëjnë një deck të kompletuar si për dëgjim, ashtu edhe për regjistrim. Për koleksionistët e kasetave dhe adhuruesit e Hi-Fi analog , SC-1110 ofron pikërisht atë për të cilën këto pajisje u ndërtuan: riprodhim stereo cilësor nga një mekanizëm i dedikuar për kasetën , në vend të mekanizmave më të thjeshtë të përdorur në radio-kasetofonë apo pajisje multifunksionale. I kombinuar me një amplifikator dhe bokse cilësore, është një mënyrë shumë e mirë për të dëgjuar një koleksion kasetash në një sistem të vërtetë vintage Hi-Fi. Ky ekzemplar është servisuar me rripa të rinj dhe është testuar plotësisht. Play, Rewind, Fast Forward dhe riprodhimi audio funksionojnë perfekt. Gjendja estetike është shumë e mirë për moshën, me disa shenja të vogla përdorimi të dukshme në pjesën metalike të sipërme. Një Sansui Made in Japan i viteve ’70 , me cilësi ndërtimi dhe karakter Hi-Fi që e bëjnë një pajisje të denjë si për përdorim të përditshëm me kaseta, ashtu edhe për një koleksion serioz audio vintage. KUJDES: Kasetofoni është testuar dhe funksionon me kaseta të ndryshme. Probleme të shkaktuara nga kaseta të dëmtuara, të konsumuara ose me mekanizëm të bllokuar nuk konsiderohen defekt i pajisjes. Informacion i Rëndësishëm Mënyrat e Pagesës Dërgesat Kushtet e Blerjes
Details:
Price history
The price read from Back in Time each time it changes · data since 30 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
35,000 lekë
Lowest
35,000 lekë
30 Oct 2026
Average
35,000 lekë
Highest
35,000 lekë
30 Oct 2026
Sansui SC-1110 – Stereo Cassette Deck Hi-Fi 1978 | Made in Japan