Sekreti i rrobaqepëses

Sekreti i rrobaqepëses

In stockUpdated on 22 Oct 2026

1,200 lekë

This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Bookland

Store outside Alemiin · you order at bookland.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Paris, 1940. Në qytetin e pushtuar nga nazistët, tri rrobaqepëse e jetojnë jetën aq normalisht sa është e mundur. Por të tria ndryjnë të fshehta. E plagosura në luftë, Mirej, bën pjesë në luftëtaret e Rezistencës; Kleri ka qenë ngashënjyer prej një oficeri gjerman; dhe sekreti i Vivienit është i tillë që ajo nuk mund t’ia zbulojë asnjërës prej tyre. Dy breza më pas, Herriet, mbesa angleze e Kle-rit, mbërrin në Paris fillikat dhe në mëshirë të fatit, e dëshpëruar për të gjetur një lidhje me të kaluarën e saj. Duke jetuar dhe punuar në të njëjtën ndërtesë në Rue Cardinale, ajo mëson të vërtetën për gjyshen – si edhe për veten e saj: një histori familjare që është edhe më e errët e më e dhembshme nga sa mund të kishte imagjinuar. Gjatë luftës, tri rrobaqepëset përballen me zgjedhje të pamundura kur veprimtaria e tyre e fshehtë i vë përballë rrezikut të madh. Të bashkuara nga besnikëria, të kërcënuara nga tradhtia, a do t’i mbijetojnë ato periudhës më të errët të historisë? VLERESIME “Ky roman hipnotizues është i përsosur për klubet e lexuesve, me shpirtin e admirueshëm të popullit francez dhe me sakrificat e tij që me siguri do t’ju magjepsin, siç më mbushën mua me një nderim të jashtëzakonshëm për të.” – Sammia Hamer, Botuese “Libri i Javës që duhet të lexoni.” – Saturday Express “Një histori e kohës së luftës që e përshkruan bukur atë periudhë dhe të mban në ankth me tri jetë që ndërthuren me njëra-tjetrën si një pëlhurë e endur bukur.” – The People’s Friend “Një roman intrigues dhe nostalgjik.” – Woman & Home “Do të përpiheni nga ky rrëfim plot të papritura dhe ngjyra.” – Take a Break “Hollësitë historike dhe personazhet e veçanta do t’ju bëjnë të mos e lëshoni nga dora.” – Woman Weekly “Zemërthyes dhe shpresëdhënës, është e sigurt se “Sekreti i rrobaqepëses” do të mirëpritet nga adhuruesit e romaneve historike.” – Culturefly “Ky libër më dërmoi dhe më la pa fjalë e megjithatë, nuk di si mund ta rekomandoj më fort… Një rrëfim i bukur, i fuqishëm dhe emocionues – një nga librat më të mirë që kam lexuar.” – The Writing Garnet “Romani “Sekreti i rrobaqepëses” është një rrëfim i spikatur, në dy periudha, për dashurinë dhe mbijetesën ndaj së keqes. Ai na tregon, përtej çdo dyshimi, forcën dhe fuqinë që gjendet te miqësia.” – Jaffa Reads Too “Romani “Sekreti i rrobaqepëses” është një libër që duhet lexuar patjetër… i shkruar bukur dhe që ka në qendër katër gra interesante e frymëzuese. Hollësitë historike sjellin përvojën e luftës me një vërtetësi tronditëse.” – Bookliterati Book Reviews “I shkruar me shpirt dhe pas kërkimeve të paqortueshme, ky roman prekës për dashurinë e shoqeve të vërteta mund t’ju ndihmojë të kapërceni traumat jetëndryshuese.” – Rachel Read It “Romani “Sekreti e rrobaqepëses” përshkruan forcën e miqësisë dhe faktin se gratë luajtën rol të rëndësishëm gjatë luftës. Një roman emocionues dhe një rrëfim i mrekullueshëm.” – Jera’s Jamboree “Romani “Sekreti i rrobaqepëses” është një libër i shkëlqyer që të fut në mendime e që flet për traumën, miqësinë, kurajën, dashurinë dhe humbjen.” – Best Book Forward “ I mbushur me ankth e me kthesa të papritura, por edhe me kurajë e frymë. Shpresoj që do të keni fatin ta gjeni e ta lexoni këtë libër të jashtëzakonshëm.” – Sissi Reads

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,200 lekë

Lowest

1,200 lekë

22 Oct 2026

Average

1,200 lekë

Highest

1,200 lekë

22 Oct 2026

Sekreti i rrobaqepëses