Set batanije & Jastëk Warm Hug Kids
1 / 6

Set batanije & Jastëk Warm Hug Kids

In stockUpdated on 22 Oct 2026

€59.90≈ 5,435 lekë

This product is sold by Dormeo Kosova on its own website (dormeo-ks.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Dormeo Kosova

Store outside Alemiin · you order at dormeo-ks.com

Key specifications

Category
Home Textiles
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Një traditë e ngrohtë që fëmijët do ta adhurojnë Dormeo Warm Hug ka 10 vjet që përhap butësinë, ngrohtësinë dhe gëzimin e një përqafimi. Për këtë rast të veçantë, koleksioni Warm Hug përfshin edhe 2 komplete tradicionale batanije dhe jastëk dedikuar fëmijëve, me 2 dizajne dhe ngjyra të bukura. Printimi i lamës ose dinos shkëlqen në errësirë, duke i bërë ditët dhe netët më të ftohta edhe më magjike dhe të paharrueshme, duke qenë brenda ose jashtë. Falë butësisë së saj, fëmijëve do t’u pëlqejë të përqafohen me të ndërsa pinë çokollatë të nxehtë me marshmallow. Bëjeni qëndrimin brenda më argëtues Ndërsa ditët bëhen më të shkurtra dhe më të ftohta, ne të gjithë do të kalojmë më shumë kohë në shtëpi dhe kjo mund të jetë veçanërisht e vështirë për fëmijët që duan të luajnë jashtë. Me këtë set batanije dhe jastëku, ju do t’u jepni atyre një arsye për të ardhur në shtëpi dhe për t’u ngrohur, për t’u strukur në divan me një libër të mirë duke pirë çokollatë të nxehtë me marshmallow. Meqenëse është perfekte për t’u marrë me vete, me siguri do të bëhet edhe batanija e tyre e preferuar për gjumë, qoftë në shtëpi, kopsht fëmijësh apo për të fjetur. „Vajza ime e merr batanijen me vete kudo që shkon. Për këtë arsye, më pëlqen që lahet.” (Vesna, Slloveni) „E bleva për nipin tim. Tani i pëlqen koha e gjumit sepse batanija shkëlqen në errësirë dhe historitë para gjumit papritmas u bënë edhe më argëtuese.” (Ana, Slloveni) „Djali dhe vajza ime e përdorin atë për të rikrijuar skena nga librat që lexojnë. Ditën tjetër ata e bënë pelerina dhe u bënë kalorës duke luftuar me një dragua.” (Peter, Slloveni) Ngjyra dhe modele simpatike, një batanije me dhjetëra përdorime Ky set ekskluziv vjen me një batanije shumëngjyrëshe 130×190 cm , me ngjyrën rozë me lama ose blu me dinosaurët e zgjedhur nga ju, dhe përdorime të panumërta në shtëpi dhe jashtë. • ✓ Vendoseni në shtrat për pak më shumë ngrohtësi. • ✓ Modeli si në batanije ashtu edhe në jastëk ka një efekt të veçantë, që shkëlqen në errësirë, për t’i bërë më emocionuese kohën e gjumit. • ✓ Përdoreni në divan kur shikoni TV ose lexoni një libër. • ✓ Përdorni butonat e kapëses dhe vishni si shall ose për të bërë një xhep për këmbët. • ✓ Vendoseni në dysheme për të krijuar një hapësirë të sigurt për të luajtur ose për të fjetur. • ✓ Mbani në makinë për udhëtime më luksoze ose për të marrë pak nga komoditeti i shtëpisë kudo që të jeni. • ✓ Lahet plotësisht në 30°C . Për pushimin dhe sigurinë e fëmijës tuaj gjatë natës Miliona fëmijë përjetojnë frikën e errësirës gjatë natës dhe prindërit përpiqen të gjejnë një zgjidhje. Seti Dormeo Warm Hug Kids ka një printim unik me shkëlqim në errësirë, i cili krijon dritë shkëlqyese dhe krijon një atmosferë të bukur. Fëmijët tuaj do të ndihen të sigurt dhe ju do t’i ndihmoni ata të pushojnë një natë të mirë. Për më tepër, pëlhura dhe printimi me shkëlqim janë jo toksike, ndaj mos u shqetësoni për sigurinë e fëmijës suaj. Zbuloni jastëkun më të përqafueshëm në botë Sekreti i jastëkut tepër të përqafueshëm është mbushja e mikrofibrave Wellsleep , siç përdoret në jastëkët me cilësi të lartë Dormeo. Këto japin një volum të lehtë dhe të ajrosur me një butësi të lehtë që ndihet mirë për ta mbajtur ose mbështetur kokën. Struktura unike e fibrave krijon xhepa ajri që e bëjnë jastëkun të marrë frymë dhe ndihmojnë në mbajtjen e tij të thatë, të freskët dhe higjienike. Mbulesa e jastëkut është e lëmuar nga njëra anë dhe ka një model të lezetshëm për fëmijë nga ana tjetër, për një kontrast që duket dhe ndihet i mrekullueshëm. Jastëku ka përmasa 37×37 cm . Dhurata perfekte Seti Warm Hug Kids është dhurata perfekte – argëtuese, praktike dhe e aftë për të dhënë gëzim shumë kohë pas përfundimit të sezonit. Më e mira nga të gjitha për fëmijët aktivë dhe prindërit e shqetësuar, i gjithë kompleti lahet në makinë në 30°C dhe thahet shpejt, kështu që batanija dhe jastëku juaj i preferuar nuk do të jenë kurrë jashtë funksionit për një kohë të gjatë. Warm hug 10 vjet – Rëndësia e përqafimit të fëmijës suaj – 7 përfitime të mahnitshme Seti, pjesë e festës së 10-vjetorit të Warm Hug, është dhurata perfekte, praktike dhe e lezetshme. E punuar me materiale cilësore, në 2 versione: rozë me lama dhe hiri me printe dinosauri , e cila shkëlqen në errësirë.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Dormeo Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

5,435 lekë

Lowest

5,435 lekë

22 Oct 2026

Average

5,435 lekë

Highest

5,435 lekë

22 Oct 2026

Set batanije & Jastëk Warm Hug Kids