Set i enëve Titanium Legend Maestro
1 / 6

Set i enëve Titanium Legend Maestro

In stockUpdated yesterday

10,794 lekë

This product is sold by Delimano on its own website (delimano.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Delimano

Store outside Alemiin · you order at delimano.al

Key specifications

Category
Pots & Pans
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Kompletoni kuzhinën tuaj Seti Maestro është dizajnuar për gatime të përditshme, andaj edhe enët karakterizohen me qëndrueshmëri të gjatë. Që nga omleti i mëngjesit, deri te gjella e tavat speciale, këto enë janë zgjidhja juaj. Seti Maestro përmban: tigan fërgimi 20cm, tenxhere 26cm, tepsi 26cm dhe kapak 26cm që mund të përdoret me tenxheren dhe tepsinë. Enë cilësore për ushqime cilësore Enët Titanium Legend ju mundësojnë t’i përgatisni recetat e preferuara, përsëri e përsëri. Shija autentike e ushqimeve është e garantuar, falë bërthamës çelik karbon, që siguron shpërndarje të barabartë të nxehtësisë dhe veshjes tri-shtresore me grimca titani, e cila e bën enën të fortë dhe rezistente. Shtresa e sipërme me material smalti, i jep enëve pamje premium, me vija të drejta dhe moderne, duke i bërë jashtëzakonisht tërheqëse vizualisht. Ju mund t’i përdorni këto enë për fërgim, pjekje dhe servim. 2× Ngrohje 2 herë më e shpejtë Enët Titanium Legend ngrohin 2 herë më shpejt se enët e gatimit prej alumini, andaj edhe gatimi do të kryhet më shpejtë.¹ −50% Konsum më i ulët i energjisë Enët e gatimit prej çelik karbonit ngrohen më shpejt dhe në mënyrë të barabartë, e ruajnë nxehtësinë më gjatë dhe përdorin deri në 50%² më pak energji në pllakën e gatimit me induksion. ◌ Më pak yndyrë Përgatisni ushqime me më pak vaj. Pra, ushqeheni shëndetshëm dhe kurseni vaj. 230°C Nga pllakat në furrë Mund të përdoret për pjekje në furrë deri në 230°C, falë dorezës prej çeliku inox. ●●● E përshtatshme për të gjitha pllakat Kombinimi perfekt i materialeve tradicionale dhe moderne, ju lejon ta përdorni për gatim në të gjitha pllakat. ES Prodhuar në Spanjë Prodhimi lokal në BE zvogëlon gjurmën e karbonit. Kombinimi perfekt i materialeve moderne dhe tradicionale Enët Titanium Legend Maestro përbëhen prej dy materialeve me cilësi të lartë: • ✓ Çelik karboni me smalt është material i sigurtë dhe i qëndrueshëm, të cilin paraardhësit tanë e kanë përdorur për dekada me radhë. Ky material ngrohet më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë, pa pika të nxehta, si dhe ruan nxehtësinë për një kohë më të gjatë. Veshja e jashtme prej smalti siguron më shumë qëndrueshmëri, rezistencë ndaj korrozionit dhe pamje më tërheqëse. • ✓ Veshja shumë-shtresore QuanTanium me bazë uji, e përforcuar me grimca titani, e cila qëndron deri në 25000 cikle testimi të gërryerjes dhe lëshimit të lagështisë. Kjo nënkupton se ka veti rezistente ndaj gërvishtjeve dhe ruan vetitë jo-ngjitëse për vite me radhë. Si është punuar veshja e enëve Titanium Legend? • 1 Veshje smalti — për ta mbrojtur nga korrozioni dhe njollat. • 2 Bazë prej çelik karboni — për nxehtësi optimale dhe të barabartë. • 3 Shtresa e parë — e përforcuar me grimca titani. • 4 Shtresa e mesme — me veshje përforcuese shtesë. • 5 Shtresa e sipërme — me veshje me cilësi të lartë, për veti jo-ngjitëse. Forcë natyrore për performancë të jashtëzakonshme Titani njihet për vetitë cilësore: anti-korrozion , i fortë dhe i lehtë. Andaj ky metal e bën këtë tigan kaq unik, me veshje jo-ngjitëse, në mënyrë që ju të gatuani me pak vaj . Një surprizë poshtë enëve Secila enë ka një recetë në pjesën e poshtme, që mund t’ju hyjë në punë kur s’keni ide çka të gatuani. Enët po ashtu kanë doreza prej çeliku inox – perfekte kur keni receta apo ushqime që duhet t’i piqni në furrë. Enët mund të lahen në enëlarëse apo me dorë, duke përdorur ujë të ngrohtë dhe detergjent për enë.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Delimano each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

10,794 lekë

Lowest

10,794 lekë

21 Oct 2026

Average

10,794 lekë

Highest

10,794 lekë

21 Oct 2026

Set i enëve Titanium Legend Maestro