
Sfida estetike e Samuel Begetit
In stockUpdated on 31 Oct 2026
This product is sold by Libraria Onufri on its own website (onufrilibrari.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Libraria Onufri
Store outside Alemiin · you order at onufrilibrari.com
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 31 Oct 2026
Description
Sot, edhe pas shumë dhjetëvjeçarësh nga koha kur u krijua, i gjithë opusi i Samuel Beketit vazhdon të lexohet, të diskutohet e të vihet në skenë në të gjithë botën. Kjo dëshmon se vepra e tij nuk ishte thjesht një trill i kohës, por një vepër me një forcë të tillë estetike, që i tejkalon kufijtë e kohës kur lindi dhe u zhvillua. Libri është mbështetur kryesisht në punimin e doktoratës së Dr. Gamit, natyrisht, duke shtuar e modifikuar ide e fragmente të ndryshme. Pasazhet e veprave të cituara në të janë përkthyer nga vetë autori, çka, krahas vështirësisë së trajtimit të një shkrimtari të tillë si Beketi, ka qenë një sfidë më vete. Punimi është i ndarë në gjashtë kapituj, në të cilët trajtohen me radhë: konteksti kulturor e intelektual i kohës, ngjizja e dalja në skenë e Teatrit të Absurdes; aspekte kryesore të estetikës në veprën e Beketit, disa nga aspektet më të rëndësishme filozofike në veprën e shkrimtarit; çështje të mbrujtjes së psikologjisë së personazheve dhe raportit që kanë me realitetin; ndërtimi i dramave të Beketit; analizimi i gjuhës në veprën e tij, duke trajtuar posaçërisht ndikimet që mund të ketë pasur ai nga mendimtarë si Ludvig Vitgenshtajni dhe Fric Mautneri. Vepra e Beketit shpërfaq vlera universale në mënyrën se si i trajton çështjet themelore të ekzistencës njerëzore. Dhe, ndonëse shumë lexuesve kjo vepër u ngjan “e errët” e pesimiste, mund të thuhet se Beketi e paraqet unin njerëzor ashtu siç është në të vërtetë, “të flakur” në një ekzistencë absurde ku mbështetjet sociale, metafizike e teologjike duket se nuk mjaftojnë për ta mbyllur atë Hiç që e rrethon me gjithsej. Në këtë drejtim, ai ndjek, ndonëse duke përdorur mjete të tjera artistike, atë hulli të hapur më parë nga shkrimtarë si Xhozef Konradi e Franc Kafka. … Një studim, ndër të paktët në këtë fushë në gjuhën shqipe, që hulumton krijimtarinë e Samuel Beketit, njërit prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë…
Details:
Price history
The price read from Libraria Onufri each time it changes · data since 31 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,200 lekë
Lowest
1,200 lekë
31 Oct 2026
Average
1,200 lekë
Highest
1,200 lekë
31 Oct 2026
Sfida estetike e Samuel Begetit