Shëndërrimi i të gjitha vlerave

Shëndërrimi i të gjitha vlerave

In stockUpdated on 22 Oct 2026

1,500 lekë

This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Bookland

Store outside Alemiin · you order at bookland.al

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Vepra e Fridrih Niçes ”Shndërrimi i të gjitha vlerave”, lidhet ngushtë me parimin e një vlerësimi të ri ku patjetër spikat vullneti për pushtetin si shoqëri dhe si individ. Gjithashtu në vlerësimin e ri kemi të pranishëm vullnetin për pushtetin si art. Bëhet si një gjë e madhërishme sidomos kur gjen pikat aq shumë të përbashkëta me të gjithë pushtetet. Libri i dytë i këtij vëllimi ka të bëjë me Disiplinën dhe edukimin, jo vetë si dukuri, po edhe si marrëdhënie. Në këtë raport marrëdhëniesh gjejmë së pari Hierarkinë dhe së dyti Dionisin dhe Kthimin e përjetshëm. Tek Hierarkia Niçe bën fjalë për Doktrinën e hierarkisë, Të fortët dhe të dobëtit, Njeriu fisnik, Zotërinjtë e tokës, Njeriu i madh dhe Njeriu më i lartë si ligjvënës i së ardhmes… «Shndërrimi i të gjitha vlerave», përkthyer në shqip nga Taulant Hatia, duket se është libër jete, pasi bën fjalë pë pushtetin, si vullmet dhe art. Studimi i shoqërisë ka një vlerë të pallogaritshme për këtë, sepse njeriu, i konsideruar si shoqëri, është mjaft më i çiltër se njeriu i konsideruar si «njësi». «Shoqëria» nuk e ka konsideruar kurrë virtytin të ndryshëm nga një mjet force, pushteti, rregulli. Me këtë rast Niçja ironizon se virtytet mezi mbahen në këmbë (duke cituar Manu-në) duke u mbështetur në forcat e veta. (E kujtoni dot parimin famëkeq të mbështetjes në forcat e veta?). Në thelb, shkruan Niçe, vetëm frika nga ndëshkimet i mban nën fre njerëzit dhe i lejon secilit të zotërojë me qetësi atë gjë që është e tija. Më tej në këtë vepër Niçja thekson se «shteti ose imoraliteti i organizuar nga brenda si polici, si e drejtë penale, si klasa, si familje, nga jashtë si vullneti për pushtet, për luftë, për pushtim, për hakmarrje… Si është e mundur që një numër i madh njerësish bën gjëra të cilave individi nuk do tu përshtatej kurrë? Kjo ndodh nëpërmjet shpërndarjes së përgjegjësive, të urdhrave dhe të zbatimit të tyre, nëpërmjet futjes së virtyteve të bindjes, të detyrës, të dashurisë për atdheun dhe për princin, nëpërmjet ruajtjes së krenarisë, të seriozitetit, të forcës, të urrejtjes, të hakmarrjes, me një fjalë të të gjitha karakteristikave tipike që janë e kundërta me tipin e kopesë…» Librat e Niçes plotësojnë njëri-tjetrin. Madhështia e njërit depërton thellë e më thellë tek tjetri e që këtej në shpirtin e njeriut që njihet me këtë autor të përveçëm. Secili prej librave ka tematikën e tij, përqendrime të mëdha idesh dhe mendime të shprehura me qartësi gati biblike.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,500 lekë

Lowest

1,500 lekë

22 Oct 2026

Average

1,500 lekë

Highest

1,500 lekë

22 Oct 2026

Shëndërrimi i të gjitha vlerave