Shërbëtorja

Shërbëtorja

In stockUpdated on 21 Oct 2026

1,200 lekë

This product is sold by Zed on its own website (zed.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Zed

Store outside Alemiin · you order at zed.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Autor: Freida McFadden “Mirë se erdhe në familje,” thotë Nina Uinçester, teksa i tok dorën elegante me thonjtë të lyer me manikyr. Unë buzëqesh me mirësjellje dhe vështroj përreth sallonit të veshur me mermer. Puna këtu është shansi im i fundit për ta filluar jetën rishtas. Mund të shtirem sikur jam çfarëdo që të dua. Por s’do të kalojë shumë dhe do të mësoj se të fshehtat e Uinçestërve janë ku e ku më të rrezikshme se të fshehtat e mia… * * * Fshij e pastroj përditë fund e krye shtëpinë e bukur të Uinçestërve. Marr vajzën e tyre nga shkolla. Dhe gatuaj gjellë të shijshme për të gjithë familjen, para se të shkoj të ha vetëm në dhomën time të vockël në nënçati. Përpiqem të shpërfill faktin se Nina më ruan kur pastroj. Se më përrallis gënjeshtra të çuditshme lidhur me të bijën. Dhe se i shoqi, Endri, duket çdo ditë e më i dërrmuar. Por kur shikoj sytë e bukur ngjyrë kafe të Endrit të mbushur me aq shumë dhembje, e kam të vështirë të mos përfytyroj si do të ishte të jetoje jetën që bën Nina. Dollap rrobash si vitrinë dyqani mode, makinë luksoze, burrë i përsosur. Provova vetëm një herë një nga fustanet e bardha të Ninës. Vetëm për të parë si dukesha. Por ajo e kuptoi… dhe kur kuptoj se dera e dhomës sime në nënçati kyçet vetëm nga jashtë, është shumë vonë. Gjithsesi, qetësoj veten: Uinçesterët nuk e dinë cila jam unë vërtet. Nuk e dinë çfarë jam në gjendje të… REVIEWS Bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal si edhe fitues i çmimit ITW 2023.Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t’ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë. “Pësova tronditje të mëdha nga kthesat e ngjarjeve… Sa herë që mendoja se e kisha parashikuar… GABIM!!!… Ende më vjen mendja rrotull… jam i shushatur. Në qoftë se të pëlqen një triller psikologjik i shkallës më të lartë që do të të bëjë të vësh në pikëpyetje gjykimin tënd, atëherë ky roman me 5 yje është tamam për ty.” – NetGalley “Çfarë historie!!! Frieda ka gjetur kthesën më të bukur për mbyllje… I mrekullueshëm nga fillimi në fund… nuk e lëshoja dot nga dora… Një roman absolutisht tronditës që më mbajti pezull deri në fund.” – Goodreads “Lexim i paparë!… Kaq shumë kthesa e të papritura… Më rrëmbeu menjëherë. Lexoja madje edhe në Kindle ndërsa prisja autobusin e shkollës së fëmijëve, në mënyrë që të mos e ndërprisja leximin!… Mahnitës… shkurt, i përsosur!” – Goodreads “Uau!!!… E habitshme! Çfarë ngjarje të papritura! Më mbajti vazhdimisht në ankth!… libër madhështor!… Fund fantastik!!!… E rekomandoj fuqishëm… Fantastik… 5 yje të mëdha nga unë.” – Goodreads

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Zed each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,200 lekë

Lowest

1,200 lekë

21 Oct 2026

Average

1,200 lekë

Highest

1,200 lekë

21 Oct 2026

Shërbëtorja