
Shkenca dhe Teknika e Prodhimit të Verës – Renata Kongoli, Vangjel Zigori
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Libraria UBT on its own website (librariaubt.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Libraria UBT
Store outside Alemiin · you order at librariaubt.com
Key specifications
- Category
- Textbooks
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Rrushi, fruti i mrekullueshëm i vreshtit, ka tërhequr vëmendjen e njeriut që në kohët e lashta. Ai ka qenë i pranishëm gjithashtu në skultpurë, literaturë, pikturë, etj. Falë përbërjes kimike komplekse të tij, rrushi është një ushqim i vlefshëm dhe i nevojshëm për organizmin e njeriut. I pjekur ai përmban sasi të konsiderueshme sheqeri dhe aciditeti që e ndihmojnë atë të fermentohet dhe të prodhojë mjaft alkool për të bërë një verë të shijshme që ruhet në kohë. Frutat e tjera nuk e zotërojnë këtë raport bazë. Vera është një pije alkoolike e pëlqyeshme nga të gjithë; vlerat e saj rriten më tepër kur ka një kuptim të drejtë të varieteteve të rrushit, aromave dhe stileve. Interesi i madh që njeriu ka treguar vazhdimisht për këtë pije të shenjtë ka bërë që industria e prodhimit të saj të zhvillohet dhe zgjerohet vazhdimisht; gjatë viteve të fundit futja e teknikave dhe produkteve të reja, të cilat paraqitin një zhvillim të veçantë, kanë sjellë gjithashtu përfitime për këtë sektor. Rolin parësor si kudo e luajnë enologët të cilët duhet të jenë të aftë dhe kompetentë për të përballuar një garë gjithnjë në rritje, duke prodhuar produkte cilësore me kosto sa më të ulët që të jetë e mundur. Teksti Shkenca dhe Teknika e Prodhimit të Verës është një material didaktik, konsultues dhe ndihmues për studentët, enologët, sipërmarrësit dhe prodhuesit. Ai është i strukturuar në 27 kapituj, dhe temat më kryesore që trajtohen janë: – Shkencadheteknika e verës, zhvillimi i sektorit të prodhimit të verës në vendin tonë dhe në botë, – Lënda e parë, karakteristika teknologjike të saj – Zonat e kultivimit të vreshtave – Treguesit e pjekurisë së rrushit, koha e përshtatshme e vjeljeve – Mushtet, karakteristikat, tipet e tyre – Proceset mekanike të trajtimit të rrushit – Majatë dhe Procesi i fermentimit alkoolik – Fermentimi malo-laktik i verës – Roli i gazit sulfuror në prodhimin e verës – Proceset e macerimit, toçitjes, kupazhit, tërheqjes së verës – Enët që përdoren në industrinë enologjike – Disa teknika të tjera vinifikimi – Llojet e verërave, karakteristikat e tyre – Prodhimi i verërave të bardha dhe trëndafili – Prodhimi i verërave të gazuara – Trajtimet e verërave, ruajtja dhe vjetërimi i tyre – Vlerësimi organoshqisor i verërës – Mjedisi enologjik, pajisjet dhe makineritë në industrinë enologjike. – Mbushja, ambalazhimi i verës, – Drejtimi i cilësisë në industrinë enologjike, etj I ilustruar me një numër të konsiderueshëm skemash dhe fotografish, për ti bërë më të kuptueshme spjegimet e shkruara, ai përbën një vepër unike në stilin e tij.
Details:
Price history
The price read from Libraria UBT each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,813 lekë
Lowest
1,813 lekë
22 Oct 2026
Average
1,813 lekë
Highest
1,813 lekë
22 Oct 2026
Shkenca dhe Teknika e Prodhimit të Verës – Renata Kongoli, Vangjel Zigori