
Shkretëtira e Tartarëve
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
“Shkretëtira e Tartarëve”, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20-të. Buzzati e kishte marrë ngacmimin për subjektin e kësaj vepre nga poema e Kavafit, Në pritje të Barbarëve… Djaloshi Xhovani Drogo një oficer i ri, dërgohet me një garnizon me shërbim në Kalanë e Bastianit, një postë e vjetër kufi- tare, e cila ndodhet në një rajon kufitar me shkretëtirën. Por çfarë e shtyn atë mbas shumë vitesh që të refuzojë kthimin në qytet, –ku miqtë e tij të ngushtë shijojnë sukseset e jetës dhe janë bërë familjarë të mirë– dhe të qëndrojë vit pas viti në atë kështjellë të humbur në kohë dhe hapësirë, ku ardhja e një armiku të mundshëm, nuk shfaqet kurrë. Gjatë qëndrimit të kështjellën e Bastianos, Drogo takohet me Kapiten Ortizin, gjithashtu në pritje të armikut, heroikun Angustina që refuzon qytetin dhe pret vdekjen pa frikë, me cinikun Laterio, Tronkun, Montin dhe Simeonin, pasqyra e hipokrizisë njerëzore. Ditët dhe muajt kalojnë dhe, kur kanë arritur në fund të jetës, atmosfera shfaqet e projektuar në një dimension joreal. Pas 15 vitesh pritjeje haluçinative më në fund shfaqen tartarët.., por Drogo dergjet në shtrat i vetmuar në një hani, i vetëm duke pritur vdekjen pa pasur frikë prej saj. * * * Dhoma është përmbytur nga terri, vetëm me zor të madh mund të dallohet bardhësia e krevatit dhe gjithçka tjetër është e zezë. Mbas pak duhej të dilte hëna. A do të arrijë ta shohë Drogo, apo do t’i duhet të iki më parë? Dera e dhomës rreh me një krëkëllimë të lehtë. Ndoshta është një shtjellë ere, një vorbull e thjeshtë ajri e këtyre netëve të trazuara pranverore. Por përkundrazi, ndoshta është ajo që hyri me çap të lehtë dhe tani po i afrohet kolltukut të Drogos. Duke mbledhur forcat, Xhovani drejton paksa torsin, ndreq me njërën dorë jakën e uniformës, hedh sërish një vështrim jashtë dritares, një shikim tejet të shkurtër, për pjesën e tij të fundit të yjeve. Pastaj në terr, edhe pse askush nuk e sheh, vë buzën në gaz. * * * Buzzati i vendos historitë në kufirin misterioz, metafizik dhe shpeshherë të pandashëm mes reales dhe joreales. Këtu qëndron gjithë sharmi magjik i veprës së tij.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Shkretëtira e Tartarëve