
Shqiperia ne avionin e Londres
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Parathënie rreth librit Shqiperia ne avionin e Londres I janë dashur dhjetë vite kohë Valbona Sulçes që të vijë sërish përpara lexuesve të saj me librin e dytë “Shqipëria në avionin e Londrës”. Ashtu si edhe në librin e parë “Shqipëria në pallat”, autorja nuk i largohet llogores së saj, pra atë që di të bëjë më mirë: të fotografojë e të memorizojë njerëz, qytete periferish, histori njerëzore, takime e kontakte nga udhëtimet e saj të largëta apo të afërta dhe të hedhë në letër, duke na e nxjerrë jo vetëm Shqipërinë nga pallati i dikurshëm, por edhe botën e madhe dhe duke na e sjelle më afër ashtu siç ajo e ka takuar, prekur e perjetuar. Si për të na treguar se misioni i saj, misioni i gazetares është që historite, ngjarjet e njerëzit që takon të mos i mbajë për vete nëpër blloqe, dosje kompjuterash apo arkiva kronikash. Dhe ja ka dalë duke na servirur qartë, thjesht, me profesionalizëm e nerv, herë me një sugjerim e here me një klithmë të vërtetat e saj, nga e panjohura drejt e tek dritaret tona. Atje ku ne njihemi me historinë e një taksisti të dëshpëruar, në një rast nga Tirana e në raste të tjera nga Madridi, Edinburgu apo Mikonosi. Ose me Ermirën, këtë shkupjane që ëndërron të hapë një biblioteke me libra shqip ne Manastir,apo shqetësimin e autores për A.që po pëson dhunë sistematike nga i shoqi, por edhe për dy vajzat studente që i rrëfehen për ngacmimet seksuale nëpër urbanet e kryeqytetit. Dhe grimcat e këtyre historive të rrugës janë pafund, rrotull saj, në qender apo në periferi. Dhe këtu Sulçja nuk “fal”, por vjen me petkun e një gazetareje të shqetësuar, të një aktivisteje dhe qytetareje të trazuar, duke u pozicionuar fuqishëm në misionin e saj ”shihe, thuaje, zgjidhe”. Sepse duke lëvruar këtë gazetari “të rrugës”, sikunder asaj i pëlqen ta cilësojë, Sulçja mund të ndjehet disi e qetë, së paku për atë cfarë është përpjekur të zgjojë tek ne: nervin sensibilizues. Sulçe duket se ka edhe një mision tjetër që është i prekshëm në të gjithë librin e saj: që përmes dhjetëra historive të vogla të përcjellë dhe të theksojë çështje me rëndësi të mprehtë për mjedisin publik në mënyrë që ato të debatohen dhe gjërat të ndryshojnë. E bën këtë me nerv dhe duke mos falur askënd kur shkruan dhe nxjerr mbi sipërfaqe diskriminimin e gazetarëve, bullizmin ndaj disa gjimnazisteve të pambrojtura, braktisjen e të moshuarve, ngacmimet seksuale në punë, dhunën e ushtruar ndaj grave në shtëpi, zyrë, në redaksi apo edhe në një urban qyteti. Dhe për t’i bërë më të goditura mesazhet që kërkon të na eksportojë dhe përmes të cilave edhe të na zgjojë, autorja harmonizon hera- herës me sukses rrëfimin e saj me përshkrimin që ka të beje me nxjerrjen në pah të karakteristikave thelbësore të personazheve që i janë rrëfyer, ashtu si edhe të rrethanave në të cilat këto personazhe gjallojnë dhe i hapen autores. Në kapitullin “Histori gazetarësh” (libri është i ndarë në katër të tillë), Sulçe është e gjitha në habitatin e saj.Personazhet janë gazetarë dhe reporterë të thjeshtë (ata me rroga të vonuara apo shpesh të mohuara), çunat dhe gocat e terrenit, ata të linjës së parë të lajmit dhe të ngjarjeve.Dhe jo rastësisht, Sulçja është ndalur gjatë dhe në detaje për ta dhe për atë që ata meritojnë të ndalesh. Si per të na kujtuar se pas shkrimeve të kolegëve të saj gazetarë, pas protestave të tyre për më shumë të drejta, qëndrojne djem dhe vajza të reja që besojnë se gazetaria është një e mirë e shoqërisë. Se nuk ka as gazetari elitare apo popullore, se nuk ka gazetari komerciale, as gazetari eksperimentale. Ka vetëm gazetari të mirë dhe të keqe. Asaj gazetarie që vetë Sulçja i ka mbetur besnike si një interes publik. Ja pse libri,e veçanërisht ky kapitull është një lexim i domosdoshëm për gazetarët e rinj e të vjeter, është një udhëtim mbresëlënës, por frymëzues, në një mjedis i cili shumë herë duket i dorëzuar, pa rrugëdalje, por që nëse përpiqesh, nëse mundesh, tregon se edhe mund të fitohet. Dhe rastet janë të shumta, siç Sulçe i sjell ato nga simotrat e saj gazetare nëpër botë që ia dolën, duke sfiduar ortodoksitë e vjetra me karakter të shtirur dhe censurues dhe duke treguar rrugën drejt nje gazetarie të ndershme, serioze dhe të guximshme. Ja përse këto skica godasin drejt e në shenjë. Në fakt, e gjithë publicistika e Valbona Sulçes godet kështu. Synimi i saj është që përmes një personazhi apo shumë personazhesh, përmes historive të tyre në dukje të thjeshta, të “rëndomta”, të na tërheqë jo vetëm drejt njohjes së tyre, por të na bëjë njëkohësisht edhe pjesë të zërit alarmues të saj, për ato të ngjarje të përditshme që aq natyrshëm vijnë në penën e publicistes. Sepse Sulçja e ka një sekret të sajin në “zanatin” e të shkruarit: di të tërheqë me elegancë dhe pa sforco, duke na bërë natyrshëm pjesë të gjithckaje që ajo vetë e ka përjetuar në vetë të parë. Në librin e fundit të saj,Valbona Sulçe nuk vjen vetëm si gazetare,kronikane,studiuese e medias,trainere për gazetarinë,por edhe si një qytetare me nje sens të holle estetik. Kjo d…
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
850 lekë
Lowest
850 lekë
22 Oct 2026
Average
850 lekë
Highest
850 lekë
22 Oct 2026
Shqiperia ne avionin e Londres