
Shtegu i parfumeve
In stockUpdated today
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- today
Description
Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t’i mposhtë frikërat e veta. Parfumet janë shtegu i saj drejt zemrave të njerëzve. Ato flasin për mendimet më të thella, për shpresat më të fshehta: irisi dhuron besim, mimoza jep lumturi, vanilja mbron, gjineshtra ndihmon të mos e lëshosh veten. Dhe Elena prej kohësh ka mësuar të jetë e fortë. Që nga dita kur e ëma e braktisi atëherë kur ishte veç një vajzë e vogël, që kishte nevojë për dashuri e përkëdhelje. Që atëherë, ka mundur t’ia dalë mbanë e vetme. Që atëherë, ua ka mbyllur dyert emocioneve të veta. Tanimë, njëzet e gjashtë vjeç, fati vazhdon ta vërë përpara provash, por dhuntia e saj e veçantë i ndriçon rrugën që duhet të zgjedhë. Një rrugë e cila e çon në Paris, kryeqytetin e parfumeve, ku aromat përgatiten ende sipas një arti të lashtë. Elena ka një mënyrë të sajën për të kuptuar dhe përmbushur dëshirat: është e zonja të krijojë parfumin e duhur për të rifituar një dashuri të humbur, për të kapërcyer drojën, për të gjetur qetësinë shpirtërore. Por ende nuk ka mundur të krijojë esencën që do ta ndihmojë të bëjë paqe me të kaluarën e vet. Vetëm një person e ka në dorë çelësin për të hyrë në shpirtin e saj dhe për të shëruar plagët: Kaili. Kaili, i cili e njeh fare mirë brishtësinë e një luleje dhe di si ta mbrojë e dashurojë. Sepse edhe fara më “kokëfortë”, kur dielli zë e ngroh, gjen forcën për të lulëzuar. Shtegu i parfumeve është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Shtegu i parfumeve