
Siç mendon njeriu
In stockUpdated today
This product is sold by Libraria Onufri on its own website (onufrilibrari.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Libraria Onufri
Store outside Alemiin · you order at onufrilibrari.com
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- today
Description
Libri i James Allen është një nga klasikët më të pëlqyer dhe më të cituar rreth fuqisë së mendjes dhe rolit të jashtëzakonshëm në jetën tonë të përditshme. Në përgjithësi libri sillet rreth aforizmit “Siç mendon njeriu në zemër, i tillë është”. Sipas autorit, kjo jo vetëm që e përkthen tërësinë e qenies së një njeriu, por është aq gjithëpërfshirëse, saqë arrin në secilën gjendje dhe rrethanë të jetës së tij. Një njeri është pikë për pikë ajo çka mendon, sepse karakteri është shuma e plotë e të gjitha mendimeve të tij. Allen shpjegon në këtë libër se një zemër e mirë, një mendje e kthjellët, një njeri i pastër e i sinqertë, me objektiva në jetë, i pajisur me humor, është i ekspozuar për nga suksesi në krahasim me një mendje ose zemër të keqe, kriminale e dashakeqe. Siç e shpjegon edhe vetë titulli i librit në fjalë, autori Allen perifrazon se njeriu vepron në thelb ashtu siç mendon. Aty vlerësohet se një mendje e mbrapshtë, e errët, është e prirë për të rënë në batakun e së keqes. E kundërta ndodh me zemrat e çiltra dhe me njerëzit që shpërndajnë kudo harmoni dhe gëzim të madh. Allen thekson se edhe jeta e njeriut bëhet sipas asaj që ka në mendje njeriu. Një mendje e shëndoshë, që nuk merret as me kritika dhe as me boshësi, me synime të qarta, ka predispozitën për të “krijuar” njeriun e suksesshëm. Sipas tij, arritjet në jetë të një njeriu janë drejtpërdrejtë rezultat i mendimeve të tij. Sipas autorit, mendja e njeriut mund të krahasohet me një kopsht, që mund të kultivohet në mënyrë inteligjente ose të lejohet që ai të zhvillohet egërsisht; por, i kultivuar ose i lënë pas dore, ai duhet dhe do të zhvillohet. Ai shkruan se nëse nuk vendosen fara të dobishme në të, atëherë një mori e farave të barërave të këqija do të mbijnë në të dhe do të vazhdojnë ta prodhojnë llojin e vet. Ashtu si kopshtari që e kultivon tokën e vet, duke e mbajtur të pastër nga barërat e këqija dhe duke i rritur lulet dhe frytet që i kërkon ai, ashtu mund të kujdeset një njeri për mendjen e vet, duke i shkulur si barojat të gjitha mendimet e gabuara, të padobishme dhe të papastra. Duke e ndjekur këtë proces, një njeri herët a vonë e zbulon se ai është kryekopshtari i shpirtit të vet, drejtuesi i jetës së vet. Ai po ashtu i zbulon, brenda vetvetes, ligjet e mendimit dhe e kupton, me saktësi që bëhet gjithnjë e më e madhe, se si forcat e mendimit dhe elementet e mendjes operojnë në formësimin e karakterit të tij, të rrethanave të tij dhe të fatit të tij.
Details:
Price history
The price read from Libraria Onufri each time it changes · data since 31 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
400 lekë
Lowest
400 lekë
31 Oct 2026
Average
400 lekë
Highest
400 lekë
31 Oct 2026
Siç mendon njeriu