Sistemet e Informacionit Kontabel – Prof. Dr. Agim Binaj

Sistemet e Informacionit Kontabel – Prof. Dr. Agim Binaj

In stockUpdated on 22 Oct 2026

€15≈ 1,360 lekë

This product is sold by Libraria UBT on its own website (librariaubt.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Libraria UBT

Store outside Alemiin · you order at librariaubt.com

Key specifications

Category
Textbooks
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Libri “Sistemet e teknologjisë së informacionit kontabel përfshin 15 leksione, prej të cilave do të merren njohuri që lidhen me sistemet kontabël të informacionit. Ai do t’u shërbejë për të njohur zhvillimet e sistemit kontabël të informacionit, e sidomos, ndryshimet në shekullin XXI të sistemeve informatike në fushën e kontabilitetit, në atë te 111- formacionit të shpejtë kontabël, të rezultateve të aktivitetit të biznesit. të proçeseve të kontrollit të këtij sistemi, të sigurisë së informacionit. etj. etj. Ky cikël leksionesh u vjen në ndihmë studentëve për të përdorur informacionin e shpejtë dhe për të matur në çdo kohë rezultatet e menaxhimit të aktivitetit, vlerat, kostot, perspektivat e biznesit, për sot dhe nesër, sistemet e auditimit dhe një vendimmarrje të shpejtë për vijimësinë e aktivitetit të biznesit, etj. Më gjerë, ky cikël leksionesh do të pajisë studentët me çelësin e koncepteve të sistemeve informatike të kontabilitetit, kryesisht në këto drejtime: • Sistemet informatike të Kontabilitetit (SIK), roli dhe rëndësia e tyre në informacionin kontabël. • Performanca e aktivitetit të biznesit, kontabiliteti dhe informacioni për të gjithë sistemin e të dhënave. • Sistemi i ngurtësimit të të dhënave të aktivitetit të biznesit dhe ruajtja e tyre. • Përdorimi i sistemit të IT (Teknologjia e Informacionit) në çdo hallkë të aktivitetit të biznesit (Blerjet, shitjet, pagat, blerjet e inventareve, blerje Afatgjata, arkëtimet e klientëve, pagesat e furnitorëve, pagesa e taksave, etj). • Sistemet kompjuterike të sigurisë së informacionit. Sistemet kompjuterike të Auditimit. • Karakteristikat që e bëjnë një informacion të dobishëm (Rëndësia, Besueshmëria, Tërësia, Koha, etj.). • Ciklet e biznesit në këndvështrimin e sistemeve informatike te kontabilitetit, si cikli i prodhimit, i shitjeve, i financimit, i pagave dhe burimeve njerëzore, etj. • Zhvillimi i sistemeve dhe teknikat e dokumentacionit, Baza e të dhënave, etj. • Mashtrimi kompjuterik dhe siguria, sistemet e informacionit kontabël dhe kontrolli. • Auditimi i sistemeve kompjuterike të informacionit. • Cikli i menaxhimit të burimeve njerëzore, pagat. • Sistemi i Librit të Madh dhe Raportimit Financiar e Kontabël. • Sistemet e zhvillimit dhe të analizës së biznesit, fleksibiliteti, buxhetimi, planifikimi, etj. Në këtë cikël leksionesh janë trajtuar gjerësisht të shoqëruar dhe me materiale figurative organizimi i sistemeve informatike në kushtet e njësisë ekonomike sipas veçorive të aktivitetit (tregëti, ndërtim, prodhim, etj.) dhe shembuj përkatës. Në hartimin e këtij cikli leksionesh është mbajtur parasysh dhe niveli i njohurive që duhet të marrin studentët e nivelit universitar ose profesionistë të fushës së kontabilitetit, për të konsoliduar më tej bazat e njohjes së sistemeve informatike të kontabilitetit (AIS), si një start për nivele të tjera të kontabilitetit, të standardeve të kontabilitetit dhe auditimit, të analizave financiare, etj. Nisur nga gjerësia dhe thellësia e problemeve që trajton ky tekst me cikël leksionesh është i vlefshëm jo vetëm për studentët e fakulteteve ekonomike të çdo universiteti, por edhe për profesionistët e fushës së kontabilitetit dhe auditimit. Megjithëse teksti me ciklin e leksioneve (përmban 15 të tillë), i trajton gjerësisht problemet e sistemeve informatik të kontabilitetit si teori dhe praktikë, ne nuk pretendojmë të kemi thënë gjithçka. Prandaj për përmirësime të mëtejshme të tij në të ardhmen jemi në mirëpritje të vërejtjeve, sugjerimeve dhe mendimeve të studentëve e të specialistëve dhe lexuesit e tjerë duke ua çmuar këtë si një kontribut e duke qënë përherë mirënjohës.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Libraria UBT each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,360 lekë

Lowest

1,360 lekë

22 Oct 2026

Average

1,360 lekë

Highest

1,360 lekë

22 Oct 2026

Sistemet e Informacionit Kontabel – Prof. Dr. Agim Binaj