SOME BY MI LactoSoy Sebum & Blackhead Cleansing Oil

SOME BY MI LactoSoy Sebum & Blackhead Cleansing Oil

In stockUpdated yesterday

1,800 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Face Cleansers
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Pastrues fytyre vajor Lejojeni lëkurën tuaj të përjetojë një pastrim sa më efikas dhe të thellë me SOME BY MI LactoSoy Sebum & Blackhead Cleansing Oil, risinë më të fundit nga marka më e pëlqyer SOME BY MI. Ky vaj pastrues i avancuar është krijuar për të ofruar një detoks të butë dhe efektiv për lëkurën, duke kombinuar përbërës natyralë me teknologjinë e re anti-sebum. I pasuruar me Lacto Soy, një përzierje e fuqishme e filtratit të fermentimit të qumështit të sojës dhe lactobacillus, që bashkëveprojnë për të shkrirë dhe eliminuar sebumin e tepërt dhe pikat e zeza nga poret, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Vaji vegjetal dhe formulimi unik Anti-Sebum P, i patentuar nga marka, punojnë së bashku për të reduktuar prodhimin e sebumit, duke mbajtur nën kontroll yndyrën e tepërt dhe duke rritur lagështinë natyrale të lëkurës. I përshtatshëm për çdo ditë të rutinë së darkës, ky vaj pastrues shpërbën në mënyrë të menjëhershme makeup-in dhe filtrat e SPF-së , ndërsa ndihmon në përmirësimin e gjendjes së poreve dhe eliminimin e pikave të zeza. Me një raport të balancuar 8:2 të vajit vegjetal dhe ujit Lacto Soy, ky vaj pastrues ofron një përvojë pastrimi që lë pas një ndjesi freskuese dhe të lehtë në lëkurë, duke e përgatitur atë për hapat e ardhshëm të rutinës suaj të kujdesit. Konsistenca e tij vjen vajor në ujore, pra trajtë shumë e lehtë duke e bërë të emulsifikohet shumë lehtë gjatë shpëlarjes me ujë. Përjetoni pastrimin e thellë dhe të butë të lëkurës me këtë larës kaq unik! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. *200ml Përdorimi Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Përbërësit Përbërësit "magjik" Lacto Soy, Anti-Sebum P, Lista e plotë e përbërësve Ethylhexyl Palmitate, Methylpropanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Polygl ycerin-3, Methyl Gluceth-20, Methyl Gluceth-10, Glycereth-26, Water/ Aqua, C12-14 Alketh-12, Sorbeth-30 Tetraoleate, Caprylic/Capric Triglyceride, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate[1,023 ppm), Silica, Butylene Glycol, Acrylates Copolymer, Tocopherol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glycerin, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Glycine Soja (Soybean] Oil, Ulmus Davidiana Root Extract, Puerarla Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Oenothera Blen nis (Evening Primrose] Flower Extract, Palmitoyl Tripeptide-5, Ethylhexylglycerin, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Palmitoyl Pentapeptide-4 Marka SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,800 lekë

Lowest

1,800 lekë

21 Oct 2026

Average

1,800 lekë

Highest

1,800 lekë

21 Oct 2026

SOME BY MI LactoSoy Sebum & Blackhead Cleansing Oil