
SOME BY MI Real Care Mask
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets
Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al
Key specifications
- Category
- Face Masks
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
SOME BY MI Real Care Mask, janë maskat më të reja të koleksionit "Koral Secrets" nga marka m ë inovative dhe e pëlqyer SOME BY MI . Këto maska pëlhure me fibra celuloze janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në tre variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, poret dhe shenjat e hiperpigmentimit. Real Snail Skin Barrier Care Mask Formulimi me Snail, ndihmon në qetësimin e irritimit të krijuar nga agresorët e jashtëm si edhe ofron hidratim të thellë teksa lufton shenjat e moshës si vijat e holla apo rrudhat. Real Super Matcha Pore Care Mask Falë formulimit me matcha, kjo maskë do t'ju ofrojë një eksfolim të thellë të lëkurës dhe pastrimin intensiv të poreve duke larguar të gjitha papastërtitë, sebumin dhe pikat e zeza. Real Glutathione Brightening Care Mask Formula e tij e pasur përmban glutathion për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe për të sjellë një ndjesi më të butë dhe të njëtrajtshme. Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial. *20g Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Betaine, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Butylene Glycol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, t-Butyl Alcohol, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Tocopherol Marka SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
100 lekë
Lowest
100 lekë
21 Oct 2026
Average
100 lekë
Highest
100 lekë
21 Oct 2026
SOME BY MI Real Care Mask