
This product is sold by Koral Secrets Kosova on its own website (koralsecretskosova.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets Kosova
Store outside Alemiin · you order at koralsecretskosova.com
Key specifications
- Brand
- Some by mi
- Category
- Face Cream
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Offers for this product
The same model and variant, at every seller — cheapest first.
Description
Some By Mi Retinol Bakuchiol Dual Cream është një krem me formulë të ndarë në dy pjesë, i krijuar për të përmirësuar teksturën e lëkurës, për të zbutur rrudhat dhe për të njëtrajtësuar tonin, pa shkaktuar irritim të tepërt. Ai kombinon në mënyrë të balancuar përbërës aktivë dhe hidratues, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurat që nuk tolerojnë mirë retinolin klasik. Formula përmban një përzierje të Retinol, Retinal dhe Bakuchiol, të cilët punojnë së bashku për të nxitur rigjenerimin e qelizave, për të reduktuar shenjat e para të moshës dhe për të zbehur njollat dhe post-aknen. Bakuchioli ndihmon në këtë proces duke ofruar efekt të ngjashëm me retinolin, por më të butë për lëkurën. Pjesa hidratuese e kremit është e pasuruar me përbërës si Sodium Hyaluronate dhe Panthenol, të cilët ndihmojnë në mbajtjen e lagështisë dhe në forcimin e barrierës së lëkurës. Ndërkohë, niacinamidet kontribuojnë në përmirësimin e tonit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke e bërë atë të duket më e pastër dhe më e njëtrajtshme. Ajo që e bën këtë produkt të veçantë është koncepti “Dual Cream”: dy formula në një paketim të vetëm. Njëra pjesë është më e pasur dhe ushqyese, ndërsa tjetra më e lehtë dhe qetësuese. Kjo të lejon të rregullosh përdorimin sipas nevojës së lëkurës tënde, duke kombinuar të dyja ose duke përdorur njërën më shumë. Formula është jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe e përshtatshme për shumicën e tipeve të lëkurës, sidomos për ato që duan të trajtojnë rrudhat e para, teksturën e pabarabartë dhe shenjat post-akne, pa e rënduar apo irrituar lëkurën. *50ml Përdorimi Pas pastrimit të lëkurës dhe aplikimit të tonerit, merrni një sasi të përshtatshme të kremit. Aplikojeni në fytyrë dhe në qafë me lëvizje të buta, derisa të përthithet plotësisht. Vazhdoni më pas me hapat e tjerë të rutinës, nëse është e nevojshme. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, si hapi i fundit i rutinës, duke qenë se përmban retinol. Për përdoruesit fillestarë, rekomandohet të përdoret 2–3 herë në javë dhe të rritet gradualisht frekuenca sipas tolerancës së lëkurës. Përbëresit Përbërësit "magjik" Retinol, Retinal, Bakuchiol, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Adenosine, Centella Asiatica, ekstrakt i artiçokës, ekstrakt i tërshërës Lista e plotë e përbërësve Water, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, C12-14 Alketh-12, Methylpropanediol, Sucrose Laurate, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Sodium Acrylic Acid/MA Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Potentilla Anserina Extract, Citric Acid, Adenosine, Polyquaternium-51, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Disodium EDTA, Beta-Glucan, Camellia Sinensis Leaf Water, Xanthan Gum, Fragrance, Bakuchiol, Caprylyl Glycol, Retinol, Glycine Soja (Soybean) Oil, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Arginine, Trehalose, Retinal, Sucrose Distearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract Marka SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,089 lekë
Lowest
1,089 lekë
22 Oct 2026
Average
1,089 lekë
Highest
1,089 lekë
22 Oct 2026
Similar
Another model or variant — not the same product
Some By Mi Retinol bakuchiol Dual Cream