
Suita 405
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Suita 405 – Sveva Casati Modignani Një makinë luksoze përshkon autostradën që lidh Romën me Milanon. Në të ndodhet kont Lamberto Rizotoja, pronar i një industrie metalurgjike të rëndësishme që e drejton me sukses, pavarësisht krizës ekonomike të vendit. Burri pret me padurim që të kthehet në shtëpi për ta mbyllur sa më parë çdo lidhje me Armandën, gruan e tij të pashme, ngaqë porsa ka zbuluar marrëzinë e saj të fundit. Gjendja e zymtë shpirtërore fashitet nga kujtimi i shkurtër me një të panjohur – “shumë e re, shumë e bukur e me elegancë” – që më kot i shpëtoi nga duart. Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon si parukiere e që, pas shumë vite sakrificash, arrin të hapë një sallon të vetin. Jetojnë së bashku në një banesë të vjetër, në njërin nga pallatet e mëdhenj që nxjerrin në pah gëzimet e hidhërimet e gjithsecilit, një realitet në të cilin vështirë se dalin të ardhurat për ta shtyrë muajin dhe realizimi i një ëndrre mund të kërkojë kursimet e gjithë jetës. Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e padiskutueshme për drejtësi dhe dashuri.
Details:
Price history
The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,400 lekë
Lowest
1,400 lekë
21 Oct 2026
Average
1,400 lekë
Highest
1,400 lekë
21 Oct 2026
Suita 405