
Syte e Mones
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Një vajzë e vogël, gjyshi i saj, zbulimi i bukurisë, i artit… dhe i jetës. Mona është dhjetë vjeç dhe jeton në Paris me prindërit, kur një ditë fare papritur, nuk shikon më nga sytë. Kontrollet e para në urgjencë nuk zbulojnë asgjë të pazakontë, dhe pas disa orësh ankthi, duket se shikimi i është rikthyer. Okulisti është i bindur se vajza ka nevojë për një konsultë psikiatrike, por gjyshi i Monës, Henri – një plak i ashpër dhe kokëfortë – mendon krejt të kundërtën: nëse vajza rrezikon të humbasë shikimin, e vetmja shpresë e vërtetë është t’i tregojë asaj gjithçka më të bukur që ka krijuar njeriu. Dhe kështu, çdo të mërkurë, menjëherë pas shkollës, gjyshi e shoqëron mbesën të vizitojë disa nga muzetë më të rëndësishëm të botës. Louvre-in, Muzeu e Orsay-ës, Beaubourg-un, që janë si arkëza mrekullish që hapen para syve të Monës dhe udhërrëfyesit të saj. Duke soditur me magjepsje pesëdhjetë e dy veprat që shënojnë rrjedhën e romanit, vajza zbulon stilin e veçantë të çdo artisti, preket thellë nga madhështia e heshtur e një Leonardoje apo e një Degàsi, e një Botticelli apo e një instalacioni të Marina Abramovic-it. Gjyshi dhe mbesa nisin një udhëtim në misterin e bukurisë, në aftësinë enigmatike të artit për të zhveshur shpirtin e njeriut – një udhëtim që do të ndryshojë përgjithmonë jetën e të dyve. Dhe, bashkë me ta, edhe tonën. Thomas Schlesser është një historian arti dhe drejtor i Fondacionit Hartung-Bergman, një institucion që ka për mision ruajtjen dhe vlerësimin e veprave artistike, arkivave dhe trashëgimisë arkitekturore. Ai është gjithashtu pedagog në École Polytechnique dhe autor i disa biografive të piktorëve dhe artistëve të njohur. Sytë e Monës u bë një fenomen botëror editorial, me të drejtat e shitjes të siguruara në mbarë globin dhe me përkthime në mbi njëzet gjuhë, madje përpara publikimit zyrtar në Francë.
Details:
Price history
The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,500 lekë
Lowest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Average
1,500 lekë
Highest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Syte e Mones