Të Ushqyerit dhe Pleherimi i Bimeve Perimtari, Pemtari – Prof. Dr. Peter Kadiu, Prof. As. Ardian Maci, Dr. Liri Miho

Të Ushqyerit dhe Pleherimi i Bimeve Perimtari, Pemtari – Prof. Dr. Peter Kadiu, Prof. As. Ardian Maci, Dr. Liri Miho

In stockUpdated on 22 Oct 2026

€10≈ 906 lekë

This product is sold by Libraria UBT on its own website (librariaubt.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Libraria UBT

Store outside Alemiin · you order at librariaubt.com

Key specifications

Category
Textbooks
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Aplikimi në perimtari dhe pemtari i teknologjive bashkëkohore intensive për rritjen dhe zhvillimin e bimëve është i pamundur pa njohuri të plota mbi ushqimin, plehrat dhe plehërimin. Duke njohur mirë argumentimet shkencore duhet të theksojmë se përdorimi i plehrave organike dhe minerale përbën një nga kushtet vendimtare për arritjen e rendimenteve të larta dhe të qëndrueshme të frutave dhe perimeve në të gjithë zonat tokësore klimaterike të vendit. Në përdorimin e plehrave dhe ushqimin optimal të bimëve me rëndësi të veçantë është përdorimi racional i materialeve ushqyese organike e minerale. Me anën e tyre synohet që të ruajmë, rritim dhe të sigurojmë pjellorinë e tokës, për rritjen e vazhdueshme të prodhimeve bujqësore dhe të ruajmë produktet e frutave perimeve dhe mjedisin përreth nga ndotjet. Argumentimi mbi domosdoshmërinë e përdorimit të plehrave në fruta perime, ka rëndësi shumë të madhe edhe për faktin sepse prodhimet e kësaj dege të bujqësisë kryesisht përdoren të fresketa nga njeriu. Pikërisht për këtë qëllim inxhinierit të perimeve – pemtarisë i nevojiten njohuri të thella për proçeset e rritjes dhe të zhvillimit të këtyre bimëve në veçanti. Vemëndje e madhe i duhet kushtuar në përdorimin e diferencuar gjatë përpilimit të dozave, afateve dhe mënyrës së hedhjes së plehrave në përputhje me kerkesat e kultivarëve të veçantë ndaj kushteve të ushqimit dhe vetive të tokës. Problemi para së gjithash qëndron në sigurimin e ushqimit të balancuar të bimëve, duke patur parasysh pjellorinë efektive dhe potenciale të tokës, dhe ndryshimet e saj, gjatë hedhjes sistematike të plehrave. Për te rritur efektivitetin e kimizimit, detyrë kryesore mbetet kalimi nga mënyrat e veçuara të plehërimit të bimëve të veçanta në një sistem të plotë dhe racional të përdorimit të plehrave. Kjo kërkon para së gjithash të merren parasysh pas veprimit në tërësi të faktoreve ekologjik në ushqimin dhe plehrat. Duke zbatuar sistemin e plehrimit arrihet të sigurohet: teknologji e argumentuar shkencërisht, përdorimi i bilancuar të elementëve ushqyes, marrjen e rendimenteve biologjik të bimëve dhe me cilësi të mirë të prodhimeve, uljen e shkallës së ndikimit negativ në mjedisin rrethues, rritja e pjellorisë së tokes dhe në rritjen e efektivitetit të plehrave e të rendimentit të punës. Në këtë botim pasqyrohen të dhëna të eksperiencës dhe të eksperimentimit shkencor të studjuesve dhe shkencëtarëve të vendeve të ndryshme të botës. Parametrat e paraqitur, shërbejnë dhe ndihmojnë në përdorimin e plehrave. Modelet e dhëna për kushtet konkrete të ngjashme me ato mund të aplikohen ose per rrethana specifike të përshtaten me tregues të tjerë tokësorë dhe ekologjik. Nuk pretendojmë se për këtë aspekt të agroteknikës të kultivimit të perimeve e pemtarisë të jetë arritur çdo gjë dhe se nuk kemi me se çfarë të bejmë. Sado pak mendojmë se ndihmojnë specialistët e bujqësisë, fermerët në zbatimin e rezultateve shkencore të nivelit bashkëkohor në kultivimin në nivel intensiv të perimeve dhe pëmtarisë. Në mirëkuptim të plotë, mirëpresim çdo vërejtje dhe sugjerim në shërbim të përmirësimit të punës sonë në të mirë të zhvillimit të bujqësisë bashkëkohore.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Libraria UBT each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

906 lekë

Lowest

906 lekë

22 Oct 2026

Average

906 lekë

Highest

906 lekë

22 Oct 2026

Të Ushqyerit dhe Pleherimi i Bimeve Perimtari, Pemtari – Prof. Dr. Peter Kadiu, Prof. As. Ardian Maci, Dr. Liri Miho