Tabula Rasa

Tabula Rasa

In stockUpdated on 22 Oct 2026

1,000 lekë

This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Tirana Book

Store outside Alemiin · you order at tiranabook.al

Key specifications

Category
Textbooks
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Ky ështe një libër që konfirmon përvojën jetësore të qytetarëve shqiptarë, por edhe intuitën e intelektualëve në tranzicionin e tejzgjatur të vendit tonë. Si i tillë, ai nuk është thjesht i mirëpritur, por, prej shumë kohësh i pritur të vijë në terrenin studimor shqiptar. Përvoja dhe intuita na e kane përvijuar fenomenin ‘tabula rasa’, çka znj. Balliu e pozicionon në politikë, e emërton ‘metodë të ligjvënësit shqiptar dhe me të i referohet një “cikli konstant që fillon vetëm nga zero dhe përfundon në zero, menjëherë pas marrjes së pushtetit”. Merita e padiskutueshme e autores është që këtë fenomen nihilist, deri tani të aksesuar vetëm nëpërmjet përvojës dhe intuitës, e ka analizuar në mënyre sistematike, e ka konceptualizuar dhe e ka lidhur me fenomene të tjera që rrjedhin prej tij, e mbi të gjitha me paqëndrueshmërinë e institucioneve shqiptare, pra me një dështim themelor për ngritjen e demokracisë funksionale në Shqipëri. Autorja ka përdorur këndvështrime të ndryshme për ta analizuar sa më qartë dhe tërësisht fenomenin kompleks të tabula rasa-s. Këtu janë përdorur nocione dhe ide nga politologjia, shkenca juridike, filozofia, sociologjia, shkenca ekonomike dhe psikologjia. Kjo metodologji plurale e ka pasuruar librin, por nga ana tjetër, e ka bërë më të vështirë detyrën e studiueses. Zj. Balliu ka arritur ta kalojë këtë sfidë me sukses dhe i ka sintetizuar më së miri në funksion të qëllimit të studimit të gjitha këto perspektiva të ndryshme. Autorja meriton përgëzime për zhvillimin sistematik dhe ndriçimin shumëplanësh të një ideje kaq komplekse sa kjo e tabula rasa-s. Në këtë kuptim, ky libër është gjithashtu një inkurajim i madh për studime të tilla ndërdisiplinare në të ardhmen. Klementin Mile, Lektor i Filozofisë, UET. Tranzicioni ynë i gjatë politik është konfiguruar jo vetëm prej periudhës së gjatë të izolimit të vendit, por më shumë prej një sërë pasojash të tjera që ky izolim shkaktoi në mendësinë e shqiptarëve; duke filluar që nga kuptimësia në lidhje me qeverinë dhe qeverisjen, deformimet në lidhje me atë çfare mund të konsiderohet politikë aktuale dhe përparim në momente të caktuara kohe, deri tek shpërndarja e pushtetit dhe shfrytëzimi i tij për qëllime e interesa personale. Për më tepër, mungonin instrumentet e domosdoshme për të prodhuar, interpretuar e zbatuar si duhet një kuadër ligjor dhe rregullator, në një shoqëri të sapodalë nga zinxhirët e autoritarizmit. Kështu, tranzicioni shqiptar u shoqërua me paqëndrueshmëri institucionale,me fjalë të tjera, me ndryshime kaotike të institucioneve dhe ligjeve, çorganizim hierarkik dhe emëror, brenda dhe midis institucioneve.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

22 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

22 Oct 2026

Tabula Rasa