
Te Teatri
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Në të gdhirë të 17 majit 2020, kur Tirana ishte e zhytur në gjumin e zgjatur të së dielës dhe në shtetrrethimin prej pandemisë, u shemb brenda pak orësh Teatri Kombëtar. Përpara ndërhyrjes së mjeteve të rënda, ishin ndërprerë burimet e ndriçimit dhe valët ëi-fi rrotull korpusit teatror, përkarshi Ministrisë së Brendshme. Forca të armatosura e të shumëfishta të ndërhyrjes së shpejtë, hynë në ambjentet e teatrit dhe nxorën jashtë me dhunë artistët dhe aktivistët, që prej dy vitesh mbronin objektin. Muajt e fundit, duke ndjerë rrezikun, roja e tyre ishte bërë e përnatshme. Jo më kot slogani “Monument kulture, mbrohet nga shteti”, nisi të përdoret në formën “Monument kulture, mbrohet nga populli”, banderolë që qëndroi deri ditën e fundit në oborr. Qytetarët arritën në vendngjarje në mëngjes, më këmbë, sepse edhe transporti urban ishte jashtë shërbimit (zgjatja e kufizimeve dhe e ndalimqarkullimit në qytet përtej parashikimit, u analizua më vonë si një plan i mirëmenduar nga qeveria dhe bashkia e kryeqytetit për shembjen e teatrit). Njerëzit panë mjegullën e pluhurit, dëgjuan zhurmën gërryese të ekskavatorëve që rrëzonin muret dhe shkulnin themelet, sikur të ishin rrënjët e një kanceri në tokë. Në fund, e vetmja gjë që mbeti në fushëpamje, ishin pishat, mbjellë në oborrin e teatrit pas vitit ’90, si homazh për ata që kishin luajtur Hamlet dhe Klaud, po edhe sekretarë partie e figura shqiptarësh të nënshtruar. Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,500 lekë
Lowest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Average
1,500 lekë
Highest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Te Teatri