TIRTIR Mask Fit Makeup Fixer

TIRTIR Mask Fit Makeup Fixer

In stockUpdated yesterday

1,200 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Powder & Blush
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Nëse dëshironi një spray që ta bëjë makeup-in tuaj të qëndrojë i përsosur gjatë gjithë ditës, TIRTIR Mask Fit Makeup Fixer është zgjedhja që duhet të keni në rutinën tuaj të bukurisë. Formula e tij krijon një shtresë të hollë dhe të padukshme, e cila fikson makeup-in për më shumë se 24 orë pa e rënduar lëkurën. Falë teknologjisë soft-blurring, poret dhe papërsosmëritë duken më të lëmuara, ndërsa përfundimi mbetet i pastër dhe elegant. Polifenolët nga molla jeshile ndihmojnë në kontrollin e yndyrës së tepërt, duke reduktuar shkëlqimin dhe duke i dhënë lëkurës një pamje sa më të freskët, ndërsa ekstrakti i Centella Asiatica kujdeset për qetësimin dhe hidratimin e saj. Spray-i aplikohet me vetëm me disa spurcime, duke u shpërndarë në mënyrë të barabartë pa ngjitur dhe pa lënë gjurmë, çka e bën të përshtatshëm për çdo tip lëkure. Rezistent ndaj djersës, vajit dhe lagështirës, ky fiksues është i domosdoshëm për ditë të gjata pune, evente të veçanta apo momente kur dëshironi që makeup-i juaj të duket sikur sapo është aplikuar. Por nuk mbaron me kaq! Një e veçantë e këtij spray-it është se formula e tij përmban mikrokapsula që krijojnë një shtresë “air-fit”, e cila jo vetëm që zgjat qëndrueshmërinë e makeup-it, por edhe redukton transferimin deri në 10 herë më pak sesa një spray fiksues i zakonshëm. A nuk është i mrekullueshëm? Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate, gluten. *80ml Përdorimi Spruconi spray-n lehtësisht mbi fytyrë para aplikimit të makeup-it, ose pas tij. Nëse dëshironi të fiksoni makeup-in vetëm në disa zona të veçanta të fytyrës, sprucojeni spray-n në një furçë ose sfungjer kozmetik. Përbërësit Përbërësit "magjik" Centella Asiatica Lista e plotë e përbërësve Aqua/Water, Alcohol Denat., Pentylene Glycol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Polyglyceryl-2 Oleate, Polyacrylic Acid, Octyldodeceth-16, Sodium Citrate, Citric Acid, Sodium Polyacrylate, Centella Asiatica Extract, Triethyl Citrate, PVP Marka TIRTIR është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulimeve inovative. TIRTIR thekson përdorimin e përbërësve natyralë në produktet e saj, duke siguruar që ato të jenë pa kimikate të dëmshme, dhe është e njohur për teknologjitë e saj të avancuara në kujdesin e lëkurës dhe formulimet unike të produkteve. Marka ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, përfshirë pastruesit, tonerët, serumet, maskat dhe hidratuesit, që adresojnë probleme të ndryshme të lëkurës. Disa nga produktet më të njohura të TIRTIR përfshijnë ampulën Collagen Core, esencën Ginseng Essence Water dhe linjën Milk Skin.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,200 lekë

Lowest

1,200 lekë

21 Oct 2026

Average

1,200 lekë

Highest

1,200 lekë

21 Oct 2026

TIRTIR Mask Fit Makeup Fixer