
Tokë e thyer
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurrë së kujtuari? Një verë. Një dashuri e ndaluar. Një e fshehtë që ndryshoi gjithçka. Beti dhe burri i saj i dashur dhe shpirtmirë, Frenku, janë një çift i lumtur. Por lidhja e tyre bazohet në harrimin e së shkuarës, e cila do të ringjallet në trajtën e Gabriel Ulfit, dashurisë së parë dhe fatkeqe të Betit. Kujtime të paharrueshme, sekrete të rrezikshme, humbje të pazëvendësueshme, brerje ndërgjegjeje të mëdha do të pasojnë njëra-tjetrën në një trekëndësh dashurie, që do të përfshijë vrulltas jo vetëm ata, por edhe të gjithë njerëzit rreth tyre. Teksa Beti bëhet përsëri pjesë e jetës së Gabrielit, tensionet në qytezë rriten dhe sekrete e xhelozi të rënda nga e kaluara dalin në sipërfaqe, këtë herë me pasoja fatale. Beti është e detyruar të bëjë një zgjedhje midis gruas që ka qenë dikur dhe gruas që është tani. Një histori dashurie epike me ritëm dhe të papritura si një thriller, “Tokë e thyer” tregon për dashurinë e parë, gabimet që na plazmojnë dhe fuqinë për të nisur nga e para. Çudi se si i tregojmë një njeriu të saponjohur pjesëza të ndryshme të jetës sonë, kur duam që ai të krijojë sa më shpejt një ide të qartë për ne, një rrugë e shkurtër për të na njohur, a thua se një gjë e tillë është e mundur. “Tokë e thyer” nga Clare Leslie Hall është një histori e paharrueshme për dashurinë, humbjen dhe zgjedhjet që i japin formë jetës sonë… nga ana tjetër, është një mister i realizuar mjeshtërisht, që do t’ju mbajë me frymën pezull deri në faqen e fundit. Një fund krejt i papritur! Reese Witherspoon Në thelb, “Tokë e thyer” është një roman për dashurinë dhe humbjen, për egoizmin dhe altruizmin, si dhe për pasojat e vendimeve të marra për këto arsye. Çdo vendim udhëhiqet nga një tjetër që është marrë më parë dhe jeta e Betit, veçanërisht, do të shkojë deri në kufijtë e skajshëm të durimit. Ndonëse i dhimbshëm dhe emocionues, “Tokë e thyer” është një roman i mrekullueshëm nga një autore e shkëlqyer.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,200 lekë
Lowest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Average
1,200 lekë
Highest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Tokë e thyer