
Tri këngë zie për Kosovën
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë. Dëgjuan britmat e ngadhënjimit që erdhën nga shatorja e kryekomandantit, kur qendra e turqve nisi të epej si një hark nën trysninë e të krishterëve. Britmat u përsëritën disa herë, por ata e kishin të vështirë të kapnin atë që ndodhte. Me sytë e lodhur nga drita përpiqeshin të ndiqnin lëvizjen e flamurëve me kryq, që çanin si pykë midis atyre me gjysmë hënë. Kishte përherë një ankth në atë tepri drite. Ishte si pijet dehëse të një nate më parë. Po shtyhen si tepër! tha një rapsod i vjetër boshnjak. Ishte po ai që natën e mëparshme kishte thënë se askush s’duhet të pijë para betejës, madje as princat. Britmat nga shatorrja e princ Llazarit gjëmuan prapë, kur një grumbull kalorësish serbë parakaluan furishëm përpara tij. Kur ushtarët rendën përbri tyre, rapsodët e kuptuan arsyen e brohoritjes: këmbët e kuajve ishin plot mjaltë e oriz të ngjitur, çka dëshmonte se ushtria e krishterë e kishte çarë kaq keq ushtrinë turke, saqë kishte dalë gjer në prapavijën e saj, duke shembur fuçitë e ushqimeve. Aty-këtu dëgjoheshin britmat “fitore!”, por Gjorg Shkrelit nuk i ndahej një ndjenjë ankthi. Ishte `monë ajo dritë e tepërt, dehëse, që nuk i linte të qetë.
Details:
Price history
The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
700 lekë
Lowest
700 lekë
21 Oct 2026
Average
700 lekë
Highest
700 lekë
21 Oct 2026
Tri këngë zie për Kosovën