
Udhëtim i mbyllur
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Mercier dhe Camier na ftojnë në udhëtim. Viset që ata do të përshkojnë, një ishull që nuk i përmendet emri, njihet fare lehtë. Është Irlanda, e përshkruar këtu në një mënyrë të mrekullueshme, me bokërrimat dhe shkurrajat e saj, me krahët e porteve të lëshuar si për të përqafuar detin, me shtigjet përmes baltës së kënetave, me digat e kanalit të Dublinit, një peizazh aq i shtrenjtë për Samuel Beckett dhe aq shpesh i pranishëm, si fill i kuq në tërë veprën e tij. Qëllimi i udhëtimit të Mercier dhe Camier nuk është aspak i përcaktuar. Bëhet fjalë për “të shkuar përpara”. Ata janë në kërkim të një gjetke që, nga vetë natyra e saj, zhduket sapo mbërrihet. Përgatitjet e tyre kanë qenë tejet të kujdeshme por asgjë nuk ndodhi siç u parashikua. Fillimisht duhet nisur, por kjo nuk është kurrsesi një çështje e vogël. Do të duhet pastaj kthim nga rruga për të marrë forca e për t’u vënë përsëri në ecje. Do të bjerë shumë shi gjatë udhëtimit. Ata kanë vetëm një mushama për të dy, dhe pas disa përpjekjesh, çadra e tyre do të refuzojë të hapet më. Biçikleta e tyre e vetme do të kthehet shpejt në pakogjë: ia vjedhin të dyja rrotat. Mercier dhe Camier do të na çojnë rreth e përqark nëpër bare dhe kafene ku uiski të jep zemër. Sepse duhet ca zemër për të përballur takimet e tyre shpesh të rrezikshme me personazhe të çuditshëm, tërheqës ose shqetësues, madje armiqësorë, deri kur do të ndodhë një vrasje. Nga ngatërrime në keqkuptime, nga grindje në pajtime, kështu vazhdon dialogu i vazhdueshëm mes Mercier dhe Camier, të cilët flasin dhe përçartin në ecje e sipër. Ata janë të bashkuar përballë vështirësive, dhe sado të ndryshëm të jenë në karaktere, duken të pazgjidhshëm nga njëri – tjetri. Kjo lidhje, a do t’i mbijetojë peripecive të udhëtimit? Ku do të mbërrijnë ata? Dhe, a do të mund të mbeten ata të pandryshuar edhe pas një endjeje kaq të trazuar?
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
600 lekë
Lowest
600 lekë
22 Oct 2026
Average
600 lekë
Highest
600 lekë
22 Oct 2026
Udhëtim i mbyllur