Udhëtime letrare

Udhëtime letrare

In stockUpdated yesterday

750 lekë

This product is sold by Albas on its own website (albas.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Albas

Store outside Alemiin · you order at albas.al

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Me Naimin, Jul Varibobën, De Radën, Gavril Darën, Seremben, Nolin, Migjenin, Shime Deshpalin, Vorea Ujkon dhe të tjerë rilindës…. Të udhëtosh nëpër mite me një mit të gjallë, është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Megjithëse për Naimin, De Radën, Seremben, Nolin apo Migjenin, nuk ka shqiptar që të ketë kaluar nga bankat e shkollës dhe të mos ketë mësuar për ta, libri studimor “Udhëtime letrare”, i Nasho Jorgaqit, na drejton kah përshkrime të gjalla dhe perceptime që do të mbeten gjatë në mendjen e lexuesit. Këtu veçanërisht çdo mësues apo lektor i letërsisë, çdo nxënës apo student me interesa përtej tekstit shkollor, do të gjejë një larmi dokumentesh të reja të panjohura më parë. Në këtë libër, gjuha e rrëfimit përcillet përmes dokumentimit të informacionit, duke realizuar me mjeshtëri biografitë e letrarizuara të dishepujve tanë të rilindjes kombëtare. Përmes leximit të këtij libri të duket sikur të kesh qenë pranë Naimit, pranë Arbëreshëve të Kalabrisë dhe atyre të Zarës, të duket sikur ke udhëtuar dhe biseduar me priftin poet, Vorea Ujko, sikur ke biseduar me Nolin, Migjenin, De Radën, Gavril Darën, Shime Deshplain dhe shumë të tjerë. Të duket sikur ke ecur nëpër rrugët ku kanë kaluar ata, sikur ke prekur gjithçka të prekur prej tyre, sikur të jesh kthyer në kohën në të cilën ata përveç letërsisë ndërtuan epokën, kulturën dhe identitetin shqiptar të rilindur. Leximi na drejton kah Fan Noli, i përshkruar përmes rikrijimit të kujtesës prej takimit të autorit të këtij libri, Nasho Jorgaqi, me nipin e Fan Nolit, kur ai dikur kishte dalë t’i priste në verandën e doganës sonë… Ne takohemi përmes këtij libri me Migjenin, lexojmë pikëpyetjet e mëdha për botën dhe marrëdhënie të përjetshme me të. Lexojmë udhë përshkrim drejt Sofjes, udhërrëfyes i së cilit bëhet Thoma Kacori, dhe shkelim me hapat tona nëpër vendet ku rilindësit tanë dhanë kontributet e tyre të çmuara. Libri është i organizuar në strukturën e rrëfimit, i pajisur me dokumente dhe fotografi të kohës në të cilën jetuan shkrimtarët për të cilët studiuesi shkruan. Ky studim krejtësisht i veçantë për nga mënyra e organizmit të materialeve dhe teksteve të përzgjedhura nga autori Nasho Jorgaqi, mbetet një burim i rëndësishëm për të gjithë mësuesit dhe lektorët e letërsisë, dhe veçanërisht një libër me shumë vlerë për nxënësit dhe studentët e letërsisë shqipe.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Albas each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

750 lekë

Lowest

750 lekë

21 Oct 2026

Average

750 lekë

Highest

750 lekë

21 Oct 2026

Udhëtime letrare