
Udhëtimi kokëkrisës i fëmijës plastik
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Mendoja që je e përjetshme, që Natyra është e përjetshme, -i thashë dhe ndjeva sytë të lageshin e të më digjnin. Asgjë nuk është e përjetshme, tha Pema. Ky planet që e quajmë Tokë, në miliona vjet ka përjetuar pesë shndërrime kataklizmore, pa të cilat unë e ti, askush nga ne, nuk do të gjendej sot këtu, jo në këtë trajtë e të përbërë nga kjo materie. Vdekja dhe Lindja janë motrat binjake të këtij cikli. Pa to do të mbretëronte Hiçmosgjëja. U ngjesha pas Pemës dhe ia pushtova trungun e gjerë me të dyja duart. E mbështeta faqen pas lëvores së rrahur nga shiu e era, të regjur nga dielli dhe të vrazhdësuar nga motet, e cila m’u duk e butë dhe e dashur si jastëk me pupla. Pema më mbështolli me krahët e gjatë dhe, atëkohë, ndodhi e papërfytyrueshmja: një frymëmarrje e mermë u çlirua prej saj dhe erdh’ e hyri tek unë. Ç’ndodh kur në botë vjen një fëmijë ndryshe nga të tjerët? Një fëmijë me trup të tejdukshëm, ku zemra, gjaku dhe organet duken si pas qelqit, një qenie e brishtë dhe e çuditshme, për të cilin shoqëria s’di nëse duhet të frikësohet, ta studioje apo ta dojë. Udhëtimi kokëkrisës i fëmijës plastik është një roman plot fantazi, humor, aventurë dhe reflektime, ku rrëfimi i një djali të pazakontë shndërrohet në një kërkim për lirinë, identitetin dhe vendin e njeriut në një botë gjithnjë e më virtuale. Mes pemësh që flasin, arratisjesh, takimesh të papritura dhe situatash absurde. Virgjil Muçi ndërton një histori që të argëton, të prek dhe të vë përballë pyetjes: “Ç’do të thotë të jesh Njeri?”. Një përrallë moderne për fëmijë e të rritur, që nuk e kanë humbur shprehinë e të habiturit.R
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Udhëtimi kokëkrisës i fëmijës plastik