
Vajza e pirenejve-Living
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Është e pamundur të anashkalohet ndikimi i madh që solli Lufta II Botërore ndaj civilëve të kapur në shumë zona ku ajo u zhvillua. Historitë e njerëzve të thjeshtë dhe përjetimet e tyre gjatë luftës, shpesh janë lënë në harresë por kohët e fundit ky fakt ka ndryshuar. Edhe romani nga Kristin Hannah, “Vajza e Pirenejve”, bashkohet me ato filma apo libra të cilat i kushtohen eksperiencave të njerëzve të zakonshëm, me kurajo të madhe dhe forcë për të mbijetuar në një kohë ku jeta ishte gjëja më e pasigurt në botë. Heroinat e këtij romani janë dy motra, Viana dhe Izabela. Pasi humbin të ëmën, marrëdhëniet me babain e tyre bëhën gjithnjë e më të ashpra e më të ftohta, ç’ka bën që edhe dy motrat të mos jenë të afërta me njëra tjetren. Më pas, lufta nis… Viana Moriaku përcjell të shoqin, Antuanin, i cili niset për në frontin e luftës. Ajo nuk beson se nazistët do ta pushtojnë Francën, por ata vërshojnë me trupa të shumta ushtarake, karvanë kamionësh dhe tankesh, avionë që mbushin qiellin dhe bombardojnë të pafajshmit. Motra e Vianës, Izabela, është një vajzë rebele tetëmbëdhjetëvjeçare, duke kërkuar t’i japë kuptim jetës me pasionin e rrëmbyeshëm rinor. Ajo përfshihet në radhët e Rezistencës dhe bëhet aktiviste e devotshme për kauzën e lirisë. Rrezikon jetën e vet për të shpëtuar shumë jetë të tjera nën pseudonimin “Vajza e Pirenejve”. Libri tregohet nga një narrator i gjithëdijshëm dhe një grua, tashmë e moshuar dhe e sëmurë, e cili vendos të kthehet në Francë për të pranuar çmime për trimërinë e saj dhe sakrificën gjatë luftës.
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,275 lekë
Lowest
1,275 lekë
22 Oct 2026
Average
1,275 lekë
Highest
1,275 lekë
22 Oct 2026
Vajza e pirenejve-Living