
Vajzat e princeshes Sulltana
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut’ha, “martesë për kënaqësi” ose “martesa e përkohshme”. Kjo lloj martese mund të zgjasë nga një orë deri në 99 vjet. Kur burri i thotë gruas se është koha që kjo marrëveshje e përkohshme të prishet, atëherë të dyja palët ndahen, pa patur nevojë të kalojnë nëpër procedurën e shkurorëzimit. Sekti islamik i Sunni t, që mbizotëron në Arabinë Saudite, e quan këtë një praktikë imorale kurse marrëveshjen si një prostitucion të ligjëruar. E megjithatë, asnjë autoritet ligjor, nuk ia mohon ndonjë burri këtë të drejtë… Gjatë kohës që punoja në një spital në Arabinë Saudite, unë vetë kam parë vajza të mitura që vinin atje për të lindur. “Bebe që vijnë për të lindur bebe”, kështu i quanim ato mes nesh, me zemrën që na ndrydhej në gjoks. Në shumicën e rasteve, ato ishin gratë e treta apo të katërta të burrave të moshuar. Kam parë vajza shumë të reja, aziatike që u janë shitur në ankand atyre që kanë ofruar shumën më të madhe, thjesht për t’u përdorur si objekte seksi pa asnjë kufizim. Unë kam qenë dëshmitare kur vajza të mitura, disa prej të cilave nuk dukeshin më shumë se tetë vjeçe, shkreheshin në vaj, ndërsa burra të pashpirt inspektonin trupat e tyre. Kam mbetur pa mend kur kam marrë vesh që ata ishin qytetarë nga vende të ndryshme të Perëndimit.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Vajzat e princeshes Sulltana