
Vepra poetike – Ali Asllani
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Një jetë që kaloi nëpër gjithë posht’e përpjetat e Shqipërisë qysh kur u fitua pavarësia e deri thellë në kohën e diktaturës. Një vepër që i qëndroi besnike vetvetes nga fillimi në fund, pavarësisht disa kompromiseve në poezitë politike. Ali Asllani (1882-1966) është pa dyshim së bashku me Lasgushin një nga poetët më të rëndësishëm të Jugut shqiptar në gjashtëdhjetëvjeçarin pas Pavarësisë. Ai arriti ta kapë shpirtin e poezisë anonime shqipe si rrallëkush tjetër. Dhe meqë i këndoi aq bukur Vlorës dhe atdheut, trimërisë e dashurisë së mirëfilltë dionisiake, gabimisht e mbajtën si një poet gjysmë-folkorik. Ndërkaq poezia e tij ishte po aq e kultivuar sa dhe jeta dhe pamja sqimatare e ish-sekretarit te qeverisë së Ismail Qemalit, e diplomatit të viteve ‘20 e ‘30 dhe kryebashkiakut të Vlorës. Pas një numri botimesh të vogla te shpërndara aty-këtu, dalja e veprës së plotë poetike, ku përmbahen një numër krijimesh a variantesh të panjohura më parë, e rivendos Ali Asllanin aty ku duhej të ishte pandërprerë prej kohësh, në panteonin e poezisë shqipe. Ardian Klosi Ali Asllani çfaqet si një bir i vërtetë i vendlindjes së tij duke kënduar burrërinë me akcentet që janë një dokument atdhedashurie e gjelozije kombëtare shqiptare tradicionale. Lasgush Poradeci Njohës i thellë i kulturës antike sidomos asaj greke – i botës lindore, i letërsisë perëndimore, para së gjithash asaj franceze e italiane, i ndërgjegjshëm se, ashtu si dhe vetë Shqipëria, ai gjendej në takimin dhe ndarjen e dy botëve, krenar më në fund që ishte vlonjat, d.m.th. luftëtar për Pavarësinë, 1912 dhe ndërtimin e shtetit të parë shqiptar…. përsëri ndërgjegjja politike e Ali Asllanit zotërohet fuqishëm prej ndërgjegjes së tij poetike, që është shprehje dhe lokacion më i natyrshëm i këtij njeriu. Ali Asllani me shpirt bëri jetën e poezisë së vet. Fatos Arapi … Vjershat më të mira të Ali Asllanit janë si farë pjesësh të vogla muzikore, pikërisht për shkak të ekspresivitetit të tyre të veçantë eufonik. Shëmbëllyeshëm Nolit, edhe ai përsërit me mjeshtëri tingujt e natyrshëm më ekspresivë, krijon asonanca dhe aliteracione të mrekullueshme, që në ndonjë rast janë më të shquara se ato të Nolit. Ali Asllani, pa dyshim, është krijues i rrallë i poezisë shqipe. Rexhep Qosja Lipset të pohojmë se bukuria e përplotshme e poemës së Ali Asllanit nuk mund të shijohet perveçse i lëçitur që në krye e gjer në fund. Çdo nxjerrje vargjesh e zvogëlon vleftën, ose të përdorim një fjalë të poetit, humbet lezetin. Që të mbyllim këto të pakta radhë duke pritur tjetër herë rastin që të analizojmë më hollësisht veprën e tashme dhe të ardhme të poetit, shtojmë se, nëpërmjet “Hanko Hallës”, Ali Asllani hyn në literaturën klasike kombëtare me mbiquajtje “Poeti i Vatrës”. Mitrush Kuteli Ali Asllani, në një pasdite të këtij dimni shumë të veshtirë e plot pasion, na ftoi në shtëpinë e tij për të ndëgjue peligjirimin e copave ma të thekshme të poemthit të vetë. Ishim katër a pesë shokë, të gjithë prej tyne që merren me letra e me shkrime. Dikush mund të verejë se e sotmja nuk asht koha ma e përshtatun për dëgjim vjershash. Mund të duket kjo mbledhje letrarësh si nji akademizëm i zbrazun e i kotë, kur mendjet e njerëzve janë të kapërthyeme në kundrimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme qi po zhvillohen rreth nesh. Por, jo. Qe një orë prehjeje poetike qi na ngushëlloi thellësisht në shpirt. Qe nji pauzë plot frymë muzikore, mbas së cilës duelëm ma të forcuem në vullnet për të krye detyrat tona të përditshme. Ernest Koliqi
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,275 lekë
Lowest
1,275 lekë
22 Oct 2026
Average
1,275 lekë
Highest
1,275 lekë
22 Oct 2026
Vepra poetike – Ali Asllani