
Vesë tingulli
In stockUpdated on 31 Oct 2026
This product is sold by Altera Books on its own website (alterabooks.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Altera Books
Store outside Alemiin · you order at alterabooks.com
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 31 Oct 2026
Description
Kur lexon poezitë e Valdetes lexuesi provon emocione për ato gjetje, shprehur me aq finesë befasuese; njoha sinqeritetin e gruas nën një vello të hollë, lehtas mbuluar, gati-gati me petale lulesh ku frymon fati i gruas me të gjithë abc-në e femrës. Ka në këtë poezi, psherëtima të lehta që s’duan ta nxjerrin dhimbjen nga buzët; ka këngë, ngjarje e elegji të shpirtit njerëzor, shprehur me një lirizëm të hollë artisteje; ka vargje, ritme e melodi të brendshme, ku fryn një fllad i lehtë që ngjall sythe të tharë e të fjetur. Çdo qenie femërore, “gjen veten në harkun burrëror… si një vesë tingulli dhe… nga habia le të ngrijë dhe le të bëhet femër…”. Lexuesi e përjeton poezinë e Valdete Antonit me emocion gjallërues, me një dridhmë të lehtë si frymë, ku vibron tej e tej një ajër i kulluar, e duket se një dorë e bardhë fshin të keqen rënë si pluhur mbi sendet e ngrira e të ndjek pas një buzëqeshje e çiltër e bota të bëhet më e bukur, më harmonike. Poetja komunikon thjesht, por figurshëm, e poezia e saj na vjen si zbulim paqeje e mirëkuptimi. Ajo është e dashuruar me të gjitha sendet, objektet, ngjarjet, njerëzit e kësaj bote. Të gjithë mbushin jetën e saj të përditshme dhe poetja si nga një frymë e sipërme, i mbush ata me dritë. E, nëse ata janë tingujt e jetës, ajo është vesa përmbi ta. Në këto poezi vezullon fisnikërisht një diell i brendshëm e unë do dëshiroja, që lexuesi ta përjetonte si akt dashurie.
Details:
Price history
The price read from Altera Books each time it changes · data since 31 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
455 lekë
Lowest
455 lekë
31 Oct 2026
Average
455 lekë
Highest
455 lekë
31 Oct 2026
Vesë tingulli