
Veshje popullore për gra me jelek dhe fund kadifeje vjollcë
Out of stockUpdated on 20 Oct 2026
This listing is sold by contact: you agree terms and payment directly with the seller, outside Alemiin's checkout.

Key specifications
- Category
- Women's Clothing
- Availability
- Out of stock
- Updated
- 20 Oct 2026
- Location
- Sarandë
Description
Veshje popullore për gra: jelek kadifeje në ngjyrë vjollcë me gajtan të artë të valëzuar dhe lule të qëndisura në ngjyrë të artë, fund kadifeje vjollcë me gajtan të artë në bel dhe në anë, dhe këmishë e bardhë me mëngë të gjata, jakë të vogël me dantellë dhe gajtan të artë të thurur në manshete. Në foto mbi manekin. Veshjet popullore punohen me porosi dhe ofrohen edhe me qira. Dyqani qep veshje popullore të të gjitha krahinave: na shkruani për modelin dhe masat. Çmimi dhe disponueshmëria merren vesh me dyqanin: na shkruani para porosisë. Dërgesa në gjithë Shqipërinë.
Details:
Veshje popullore për gra me jelek dhe fund kadifeje vjollcë