
VETËNIVELUES ME BAZË EPOKSIDE
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bojra Tirana on its own website (bojratirana.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Bojra Tirana
Store outside Alemiin · you order at bojratirana.com
Key specifications
- Category
- Paint
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
VETËNIVELUES ME BAZË EPOKSIDE VETËNIVELUES ME BAZË EPOKSIDE EPOFLOOR FG – 8700, 2 komponentësh. PËRSHKRIMI EPOFLOOR FG – 8700 është një produkt nivelizues me bazë çimento dhe rezinash epokside, si dhe nuk përmban solvent. Ofron avantazhet e mëposhtme: • Rezistenca të larta mekanike. • Lidhje shumë e mirë me sipërfaqen ku aplikohet. • Rezistencë e lartë ndaj lagështirës. • Ka aftësi shumë të mira nivelizuese. • Nuk ka efekt korrodues. • Klasifikohet si CT – C50 – F10 – AR0,5 sipas EN 13813. FUSHAT E APLIKIMIT EPOFLOOR FG – 8700 përdorët për riparime dhe nivelizimin e sipërfaqeve që do përdoren për: shtresë poliuretani, dysheme PVC, laminat, parket druri etj. EPOFLOOR FG – 8700 aplikohet kur betoni është relativisht i freskët, për të krijuar sipërfaqen e duhur (me të paktën 2 mm trashësi) për aplikimin e shtresave epokside, për të shmangur problemet me shkëputjen, etj. Gjithashtu, është e përshtatshme si shtresë përfundimtare, në një trashësi deri në 3 mm, për sipërfaqe të lëmuara, nivelimim dhe për të rritur rezistencën e sipërfaqes ndaj ngarkesave mekanike. UDHËZIME PËR PËRDORIM 1. Sipërfaqja Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të jetë: • E qëndrueshme dhe e thatë ose me pak lagështi, pa praninë e ujit. • E pastër, pa materiale që parandalojnë lidhjen, të tilla si pluhur, grimca të lirshme, yndyrna, etj. Për sipërfaqe shumë absorbuese ose poroze, sipërfaqja duhet të trajtohet me astarin epoksid me bazë uji EPOXY PRIMER W – 4000, siç është ose i holluar me 10% ujë. Astari aplikohet me furçë ose rrul në një shtresë. Aplikimi i EPOFLOOR FG – 8700 vijon pasi astari mund të shkelet. PËRZIERJA Komponentët A dhe B janë paketuar në proporcione të paracaktuara përzierjeje. Fillimisht, komponenti A duhet të përzihet mirë në enën e tij dhe më pas duhet të zhvendoset në një enë të pastër prej përafërsisht 30 litra vëllim. Më pas e gjithë sasia e komponentit B duhet të shtohet në komponentin A. Është e rëndësishme që të bëhet një përzierje e mirë pranë anëve dhe në fund të kovës, për të arritur shpërndarje uniforme të forcuesit. Nuk duhet të shtohet ujë në përzierje. MËNYRA E APLIKIMIT EPOFLOOR FG – 8700 duhet të aplikohen në një trashësi deri në 3 mm duke përdorur një mallë me dhëmbëza. Në mënyrë që të largohet ajri brenda shtresës vetëniveluese, sipërfaqja duhet të kalohet me një rrul të veçantë me gjemba. Kjo parandalon formimin e flluskave dhe ndihmon për të arritur një trashësi uniformë. PASTRIMI I MJETEVE: Mjetet duhet të pastrohen me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i fortcuar mund të hiqet vetëm mekanikisht. PAKETIMI EPOFLOOR FG – 8700 është i disponueshëm në paketim 5kg dhe 15kg JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA 24 muaj nëse ruhet në paketim origjinal dhe të pahapur i pa ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe ngricës. Njihuni me produktet tona DAST Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM
Details:
Price history
The price read from Bojra Tirana each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
5,800 lekë
Lowest
5,800 lekë
22 Oct 2026
Average
5,800 lekë
Highest
5,800 lekë
22 Oct 2026
VETËNIVELUES ME BAZË EPOKSIDE