VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot 300

VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot 300

In stockUpdated yesterday

2,500 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Serums
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Nëse keni përdorur VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot 100 dhe jeni dashuruar me efektin që lë në lëkurë, atëherë hapi tjetër është të kaloni në një nivel më të lartë, për të përjetuar rezultate edhe më të fuqishme. Niveli i saj 300 , lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. E veçanta e këtij produkti është përmbajtja e tij e pasur me një përzierje të fuqishme të kapsulave HA-NANO dhe kompleksit të patentuar CICAHYALON. Ky kombinim mundëson hidratim të thellë dhe ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës, pa e dëmtuar barrierën mbrojtës. Gjithashtu, ky kombinim stimulon prodhimin e kolagjenit duke ndihmua në reduktimin e dukjes së rrudhave dhe linjave të imta. I përshtatshëm kryesisht për lëkurë të thatë dhe mature. **Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0. Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. *50ml Përdorimi Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT! VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot 300 , sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë. Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. *Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit. Përbërësit Përbërësit "magjik" Cica Reedle, CICAHYALON, HA-NANO Lista e plotë e përbërësve Purified water, dipropylene glycol, niacinamide, glycerin, butylene glycol, macadamia seed oil, 1,2-hexanediol, ethylhexyl palmitate, sodium polyacrylate, sodium acrylate/sodium acryloyldimethyl. Taurate copolymer, polyisobutene, silica, glycereth-26, ammonium acryloyldimethyl taurate/VP copolymer, ethylhexylglycerin, caprylyl glycol, xanthan gum, adenosine, sodium hyaluronate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Tocopherol, Centella asiatica Extract, Collagen Water (0.979ppm), Milk Protein Extract, Collagen Extract (0.002ppm), Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, propolis extract. Marka Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative. Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

2,500 lekë

Lowest

2,500 lekë

21 Oct 2026

Average

2,500 lekë

Highest

2,500 lekë

21 Oct 2026

VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot 300