
VT COSMETICS Red Booster Reedle Shot 100
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets
Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al
Key specifications
- Category
- Serums
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
VT COSMETICS Red Booster Reedle Shot 100, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurën tuaj po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me Gjakun e Dragoit, një ekstrakt i rrëshirës së kuqe të pasur me antioksidantë që rrjedh nga bima calamus draco ofron një mbrojtje të fuqishme kundër radikaleve të lira dhe ndihmon në rikuperimin e shpejtë të lëkurës. Nga ana tjetër, kompleksi CICAHYALON , i cili permban panthenol, tokoferol, ceramide NP dhe arbutin mundëson hidratim të thellë dhe ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës, pa e dëmtuar barrierën mbrojtës. Gjithashtu, ky kombinim stimulon prodhimin e kolagjenit duke ndihmuar në reduktimin e dukjes së rrudhave dhe linjave të imta. Kjo esencë vjen në katër variante me të njëjtin formulim, por me përqindje eksfoliues të ndryshme, të cilat sugjerohen të përdoren gradualisht. **Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0. Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. *50ml Përdorimi Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT! VT COSMETICS Red Booster Reedle Shot 100, të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo ditë. Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. *Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit. Përbërësit Përbërësit "magjik" Cica Reedle, Gjaku i Dragoit, CICAHYALON, Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Propanediol, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Sodium Carbomer, C12-14 Alketh-12, Eclipta Prostrata Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Silica, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hydroxyacetophenone, Xanthan Gum, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Croton Lechleri Resin Powder, Melia Azadirachta Leaf Extract, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Tromethamine, Tetrahydroxypropyl Ethylenediamine, Disodium EDTA, Malachite Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, t-Butyl Alcohol, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Arbutin, Arginine, Glycine, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Glycosphingolipids, Madecassic Acid, Madecassoside, Propolis Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid Marka Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative. Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
3,500 lekë
Lowest
3,500 lekë
21 Oct 2026
Average
3,500 lekë
Highest
3,500 lekë
21 Oct 2026
VT COSMETICS Red Booster Reedle Shot 100