
VT Cosmetics
VT COSMETICS Reedle Shot Vita-Light Toning Essence VC 100
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Koral Secrets Kosova on its own website (koralsecretskosova.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets Kosova
Store outside Alemiin · you order at koralsecretskosova.com
Key specifications
- Brand
- VT Cosmetics
- Category
- Serums
- Availability
- In stock
- Updated
- 2 Nov 2026
Description
Një nga produktet më të veçanta me përmbajtje Vitamine C që nuk ka asnjë mundësi oksidimi, nuk mund të vinte ndryshe përveçse nga gjiganti VT COSMETICS. VT REEDLE SHOT VITA-LIGHT TONING ESSENCE VC100 nuk është një "dual pump" i zakonshëm, por vjen në formën e një sistemi "mix-it-yourself" (përzieje vetë) për të garantuar që Vitamina C të jetë në kulmin e fuqisë së saj. VT COSMETICS Reedle Shot Vita-Light C Powder, me teksturë pluhuri, përmban Vitaminë C të pastër (Acid Askorbik), ndërsa VT COSMETICS Reedle Shot Vita-Light Toning Essence përmban teknologjinë Cica Reedle, e cila përdor mikrogjilpëra minerale për të stimuluar lëkurën dhe për të hapur rrugët e depërtimit. Ky format është krijuar posaçërisht sepse Vitamina C në gjendje të lëngshme oksidohet shpejt; duke e mbajtur si pluhur deri në momentin e përdorimit, formula është më e freskët dhe më e fuqishme. Tekstura, pas përzierjes së pluhurit me lëngun, shndërrohet në një esencë fluide, të lehtë, që depërton menjëherë në lëkurë duke ofruar një efekt "glass skin", ndërsa kompleksi CICA HYALON qetëson ndjesinë karakteristike të shpimit dhe siguron hidratim të thellë. Ky produkt përfaqëson kulmin e linjës Vita-Light, duke ofruar një tonifikim rrënjësor dhe një shkëlqim rrezatues që vërehet që në aplikimet e para. I përshtatshëm për çdo tipologji të lëkurës. Formula e produktit është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, silikon, paraben, fragrancë artificiale, dhe vajra mineral. *VT Reedle Shot Vita-Light Toning 1Step 1g *VT Reedle Shot Vita-Light Toning 2Step 9ml Përdorimi Fillimisht, hapni shishen Toning Essence dhe hidhni brenda saj të gjithë pluhurin Vita-Light C Powder . Shishen tundeni mirë derisa pluhuri të tretet plotësisht dhe formula të kthehet në një esencë fluide. Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme, riaplikoni edhe një shtresë tjetër në zonat problematike me njolla. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Në fund, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. Përbërësit 1- Reedle Shot Vita-Light C Powder Përbërësit "magjik" Vitaminë C (Acid Askorbik), Vitaminë E, Acid Ferulik Lista e plotë e përbërësve Ascorbic Acid 2- Reedle Shot Vita-Light Toning Essence Përbërësit "magjik" Cica Reedle, CICA HYALON Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Propanediol, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Distearate, Vinyl Dimethicone, Tocopherol, Tocopheryl Acetate, Jojoba Esters, Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Dimethiconol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Sodium Stearoyl Glutamate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Wax, Panthenol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ethylhexylglycerin, Centella Asiatica Extract, Adenosine, Xanthan Gum, Sodium Metabisulfite, C15-23 Alkane, C13-14 Alkane, Decyl Glucoside, Polyglycerin-3, Eriobotrya Japonica Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Silica, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Ferulic Acid, Propolis Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Disodium EDTA, Fragrance Marka Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative. Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Details:
Specifications
- Brand
- VT Cosmetics
Price history
The price read from Koral Secrets Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,724 lekë
Lowest
1,724 lekë
22 Oct 2026
Average
1,724 lekë
Highest
1,724 lekë
22 Oct 2026
Similar
Another model or variant — not the same product
VT COSMETICS Reedle Shot Vita-Light Toning Essence VC 100