
Mesimet – Ian McEwan
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Kush është në të vërtetë Roland Baines? Është fëmija i talentuar që përjeton vëmendjen obsesive të mësueses së pianos, por edhe pianisti i rëndomtë i piano-barit, që ka hequr dorë nga ambiciet e tij. Është viktima e një gruaje gjeniale dhe egoiste, e cila e ka braktisur me një djalë të porsalindur, por edhe dështaku që kalon nga një përvojë në tjetrën me motor të fikur, shtyrë vetëm nga forca e erërave. Është fëmija viktimë e abuzimit, apo një i ri «i prirur drejt intimitetit» dhe kënaqësive të shqisave? Ndoshta është njëherazi të gjitha këto së bashku; është shumëfaqësh, ashtu si shekulli ku po jeton jetën e tij? Rolandi do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës duke pyetur veten për veten e tij dhe për «natyrën e dëmit» që tri gra – nëna, mësuesja dhe bashkëshortja – i kanë shkaktuar. I përndjekur nga mundësitë e humbura, ai kërkon ngushëllim në çdo mënyrë të mundshme; përmes muzikës, letërsisë, miqve, seksit, politikës dhe, më në fund, dashurisë së ndërprerë tragjikisht, e më pas dashurisë së shëruar dhe të rifituar. Çfarë mësimesh i kanë dhënë historia vetjake dhe “historia e madhe” që shpaloset në sfond? Udhëtimi i tij ngre pyetje të rëndësishme për të gjithë ne: A mund ta marrim plotësisht në dorë drejtimin e jetës sonë pa u shkaktuar dëm të tjerëve? Si i formësojnë jetët dhe kujtesën ngjarjet globale që janë përtej kontrollit tonë? Dhe çfarë mund të mësojmë vërtet nga traumat e së shkuarës? REVIEW «Ian McEwan rikthehet me veprën e tij më të mirë që nga Shlyerja e fajit (Atonement). Dhe kështu, edhe një herë, na pushton keqas.» «Publishers Weekly»
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,275 lekë
Lowest
1,275 lekë
22 Oct 2026
Average
1,275 lekë
Highest
1,275 lekë
22 Oct 2026
Mesimet – Ian McEwan