Piratët e vegjël dhe thesari i çmuar

Piratët e vegjël dhe thesari i çmuar

In stockUpdated on 22 Oct 2026

500 lekë

This product is sold by Mediaprint on its own website (mediaprint.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Mediaprint

Store outside Alemiin · you order at mediaprint.al

Key specifications

Category
Children's Books
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

48 aktivitete – lojëra që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj në moshën 5 vjeç, ideuar dhe testuar nga dy specialiste të Logopedisë. Lojërat që bëjnë fëmijët lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira, janë shumë argëtuese dhe mund të zhvillohen në kopsht ose në shtëpi. Fëmijët njohin: Elementet e para të shkrimit Aftësitë logjike në matematikë Aftësitë për të vëzhguar Leximin dhe të kuptuarit e tij Aftësinë metafonologjike Botimi përmban mjete didaktike për të punuar. Këshilla për prindërit apo edukatoret! 48 aktivitetet janë krijuar në bazë të 4 aftësive kryesore të fëmijëve të kësaj moshe (aftësia për të vëzhguar, aftësia për të shkruar, aftësitë matematikore dhe gjuhësore). Secila prej tyre jepet me nga një figurë. Aktivitetet jepen me figura dhe udhëzime të qarta që fëmija mund t’i bëjë vetëm ose me pak ndihmë nga një i rritur. Ato përfshijnë ngjyrosje, bashkim pikash, qarkim, prerje dhe ngjitje figurash (aktivitete në faqet 47 – 48) Në këtë aventurë piratët e vegjël nisen në kërkim të thesarit të çmuar . Fëmija do t’i ndihmojë ata duke kryer aktivitete sipas udhëzimeve të dhëna me figura. Në çdo tetë aktivitete (ose faqe), fëmija do të ngjitë figurën e një lodre (adeziv) që është në faqen e fundit të fletores. Në fund, fëmija do të ngjyrosë arkëzën e thesarit të mbushur me gjëra të çmuara dhe do të bashkohet me skuadrën e piratëve! FËMIJËT E MOSHËS 5 VJEÇ PËRFORCOJNË DISA AFTËSI * bashkërendimi i lëvizjeve dorë – sy : është aftësia për të koordinuar perceptimin vizual me lëvizjet e dorës dhe gishtave. * vëzhgimi : është aftësia për të analizuar imazhet e jashtme dhe për t’i lidhur ato me sistemin e njohurive që zotërojmë. * aftësitë logjike – matematikore : janë aftësitë për të grupuar, renditur, numëruar, vlerësuar, lidhur dhe krahasuar sasitë e dhëna. * të kuptuarit gjuhësor : është kompetenca që të lejon të kuptosh saktë fjalët dhe shprehjet gjatë komunikimit * vëmendja dhe memoria: këto janë dy funksione njohëse që kanë një rol themelor në të gjithë procesin e të mësuarit. 48 AKTIVITETE – KATËR AFTËSI Aftësia për të shkruar Ushtrimi i aftësive për të shkruar që në vitet e para të arsimit është i rëndësishëm për fëmijët sepse i ndihmon ata si të bashkërendojnë lëvizjen e duarve dhe të syve. Këto ushtrime i ndihmojnë fëmijët të njohin simbolet dhe mënyrat e shkrimit të shkronjave që do të mësojnë në të ardhmen. Aktivitetet që jepen në libërth për të shkruarin janë: ndiq rrugën , bashko pikat , plotëso vizatimin etj. Aftësia për të vëzhguar Kjo aftësi na lejon ne të dallojmë, të ripunojmë informacionin vizual dhe ta përshtatim atë me njohuritë tona. Aktivitetet që jepen në libërth kanë si qëllim zhvillimin e aftësisë për të vëzhguar. Të tilla janë: lidh ushtrimet, dallo hijen që i përket, vazhdo vargun etj. Aftësia logjike dhe matematikore Aktivitetet që lidhen me këtë aftësi përfshijnë grupimin, renditjen, numërimin, vlerësimin e përafërt dhe krahasimin. Këto ushtrime na lejojnë të zbulojmë dhe të interpretojmë realitetin rreth nesh në një mënyrë të vetëdijshme. Ushtrimet për zhvillimin e aftësive logjike dhe matematikore janë: me numërim, gjetjen e sasisë, ushtrimet me krahasim, me grupim, me format gjeometrike etj. Aftësia gjuhësore Aftësia për të kuptuar gjuhën e folur është themelore për formimin gjuhësor të fëmijës. Ushtrimet për zhvillimin e aftësive gjuhësore janë të tilla, si: gjej atë që është ndryshe, diktimet me fjalë, grupo sipas kuptimit etj. Aftësia e përgjithshme metafonologjike Me aftësi metafonologjike kuptojmë aftësinë për të bashkuar dhe ndarë rrokjet, dallimin e fjalëve dhe pjesëve të tjera përmes dëgjimit, njohjes (veçimit) të rrokjes fillestare dhe asaj përmbyllëse te fjalët.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Mediaprint each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

500 lekë

Lowest

500 lekë

22 Oct 2026

Average

500 lekë

Highest

500 lekë

22 Oct 2026

Piratët e vegjël dhe thesari i çmuar