
Tekno – feudalizmi Cfare e vrau kapitalizmin?
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Business Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Zotërit e rinj digjitalë dhe fundi i kapitalizmit siç e njohim Në librin e tij më të guximshëm dhe më largpamës, ekonomisti vizionar dhe autori bestseller Yanis Varoufakis tregon se si pronarët e Big Tech -ut u kthyen në zotërit feudalë të botës bashkëkohore—duke e zëvendësuar kapitalizmin me një sistem kryekëput të ri, që skllavëron mendjet tona, shkatërron demokracinë dhe rishkruan rregullat e pushtetit global. Kjo nuk është vetëm një zhvillim i thjeshtë teknologjik; është përballja e botës me një sistem ekonomik dhe pushtet politik katërcipërisht të ri. Varoufakis ka të drejtë kur pohon se ne jemi bërë skllevër të platformave digjitale, të cilat i mbajnë peng të dhënat tona dhe na pengojnë të kapërcejmë feudin konkurrues të cloud -it, duke u nënshtruar ndaj feudalistëve të sotëm që ai i përkufizon me ironi si klaudalistë . Megjithatë, siç dëshmon autori, tekno-feudalizmi është i mbrujtur me mundësi të reja për ta penguar dhe përmbysur atë, duke sjellë në vëmendje revolucionin që na nevojitet për t’i shpëtuar burgut tonë digjital. Vlerësime nga kritika botërore: “Pika thelbësore e librit të Varoufakis është se kapitalizmi do të ndryshojë ashtu siç po ndryshon teknologjia dhe pak ministra të financave kanë një talent të tillë për ekonominë.” — Joseph Stiglitz , ekonomist fitues i Çmimit Nobel “Me këtë libër Varufakis është shndërruar në një Tukidid të kohës sonë që na rrëfën historinë e zhvillimit të teknologjisë e të një lloji të ri kapitalizmi që po lind para syve tanë falë saj.” — Jeffrey Sachs “Një zhvendosje epokale që ndodh një herë në mijëvjeçar… kjo nuk është thjesht një teknologji e re. Kjo është kacafytja e botës me një sistem ekonomik – e për rrjedhojë edhe me një pushtet politik – katërcipërisht të ri.” — The Observer “Kjo është një punë e shkëlqyer. Novatore, e cila provokon mendimin dhe tejet e kuptueshme. Duhet lexuar nga të gjithë. Kjo është kënga e zymtë, e frikshme dhe ekzaltuese e kohës sonë.” — Irvine Welsh
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,190 lekë
Lowest
1,190 lekë
22 Oct 2026
Average
1,190 lekë
Highest
1,190 lekë
22 Oct 2026
Tekno – feudalizmi Cfare e vrau kapitalizmin?